Me dyer të mbyllura prej Kryetarit

Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën...

0 Komente

Një vit edhe me Këshill edhe pa Këshill Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Kamzës është organi më i lartë kolegjial që qeveris qytetin. Në punimet e tij parashikohet të diskutohet dhe miratohet çdo vendim që përcakton zhvillimin tërësor të qytetit. Si i tillë ai duhet të jetë llogari-dhënës, transparent dhe i hapur për secilin banor a aktor të interesuar. Viti që po lëmë pas është shembull i përkundërt i zbatimit të këtyre parimeve jo vetëm abstrakte, por edhe ligjore.

0 Komente

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për këtë vit, shyqyr

Mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit Bashkiak Kamëz ishte një farë feste nëse e mbani mend. Mbyllja e punimeve të Këshillit për vitin 2023 nuk mund të mos ishte gjithashtu e tillë. Dyert u hapën që në nisje të saj, jo në mes të saj, siç ndodhi në korrik. Tre paketime transparente ishin mbushur me karamele me mbështjellëse gold ...

0 Komente

Cirk te Këshilli Bashkiak

"Media dhe kushdo do të marrë pjesë sa herë të jetë e interesuar në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak." - tha kryetari i Këshillit Bashkiak Kamëz, Hysen Koldashi në dyert e Bashkisë e më tej hyri në mbledhjen, në të cilën nuk u lejuan gazetarët. Në mbledhjen e muajit shtator është dëgjuar ish-kryetarja e këtij këshilli të thotë që Rakipi gjithmonë i ka lejuar mediat...

0 Komente