Koti, mohi, loja
Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha...