Reagim i redaksisë | Liria jonë dhe impotenca e Kryeministrit
Ditën e sotme, gazetares Ambrozia Meta kryeministri i vendit guxoi t’i tërhiqte veshin. Kryeministri mendon se mund t’u tregojë vazhdimisht mediave se çfarë pyetjesh të bëjnë dhe të mos bëjnë, se për çfarë u tërhiqet veshi dhe se për çfarë ju rrihen shpatullat. Një tërheqje veshi tregon shumëçka. Nga njëra anë të çmerit fakti që akti i kryeministrit të kujton një sjellje tepër familjare. Kush guxon të na e tërheqë veshin?...