Kolektivi Feminist ne Tirane ne solidaritet me protestat ne Prishtine kunder femicidit
Kolektivi Feminist ne Tirane ne solidaritet me protestat ne Prishtine kunder femicidit

Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara – revolta në Kosovë gjen solidaritet në Shqipëri

Ne nuk jemi këtu për të mbajtur zi me mirësjelle, jemi këtu me një tërbim që do të tundë themelet e shtetit. Kjo nuk ishte një tragjedi private. Vrasja e Arlindës është një atentat politik me autor një burokraci patriarkale dhe e nënshkruar me gjak. I njëjti aparat që shpërfilli thirrjet e saj është ai që dhunon rininë tonë në Tiranë, helmon studentët me gaz, dhe nxjerr në ankand pasuritë tona të përbashkëta për ofertuesin më të lartë. Për klasën kapitaliste, toka dhe trupat e grave janë e njëjta gjë: territore për t’u pushtuar, shfrytëzuar dhe flakur tej.

0 Komente