“Ndal vrasjeve përmes urisë”, sot u zhvillua protesta e radhës në solidaritet me Palestinën

Qindra qytetarë u mblodhën sot në protëstën për Palestinën në sheshin kryesor të kryeqytetit kundër pushtimit, aparteidit, urisë dhe gjenocidit në Gaza. Me thirrjet “Që nga lumi der’ në det, Palestina e lirë do jetë! Liri, Liri, Liri për Palestinën”, fëmijë e të rritur bënë thirrje që të ndalohen në mënyrë urgjente aktet gjenocidale në Palestinë. Aktivistja Fioralba Duma u shpreh se duhet të shohim se çfarë po ndodh kudo, duke thirrur për ndjeshmëri dhe solidaritet të plotë me popullin e Palestinës që po e vuan urinë, kequshqyerjen dhe ku vendet e marrjes së ndihmave humanitare janë kthyer në kurthe vrasjesh nga Izraeli. “Ne të gjithë jemi pjesë e këtij njerëzimi, nuk duhet të injorojmë asnjë shenjë padrejtësie, kudo ku shfaqet ajo!” Dorela Binjaku, pjesë e grupeve të aktivistëve për Palestinën në Shqipëri risolli në fjalën e saj gjendjen ekstreme në të cilën po i lënë njerëzit e Gazës “fëmijë që vdesin nga uria, nëna që ziejnë barishte për t’i dhënë pak shije ujit, njerëz që po jetojnë pa drita, pa elektricitet! Kjo nuk është thjeshtë një krizë humanitare, por krim!” Sipas saj, ky krim vjen prej një sistemi bashkëpunëtor global me një shtet zionist si Izraeli që shfaros tjetrin. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë “Ne jemi këtu për të thënë jo! Jo më bllokadë! Jo më justifikim! Jo më mbështetje për vrasje në emër të paqes! Ne nuk duam bomba mbi fëmijë, duam bukë në duart e tyre!”...

0 Komente

Edhe këtë 8 mars u kërkua liri

Disa nga rrugët kryesore të qendrës së kryeqytetit, ushtuan këtë 8 Mars nga thirrjet e grave që protestuan për liri, siguri dhe drejtësi për gratë e vrara. Për aq kohë sa diskriminimi gjinor mbetet i pranishëm në shoqëri, Dita e Gruas si festë që njihet gjerësisht, për aktivistet është edhe protestë. Me vargje të thirrura që kundërshtonin patriarkatin dhe kërkonin lirinë e gruas, dhjetra gra, vajza dhe djem nisën marshimin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt zonës së “Ish-Bllokut”, të shoqëruar me pankarta dhe dy banderola që kryesonin marshimin. Përveç barazisë gjinore, ato kërkuan edhe drejtësi për gratë e vrara si dhe siguri në rrugë, në ambientet e punës, në shtëpi dhe kudo. Në solidaritet me vrasjet e shumta të grave që justifikohen me motive xhelozie, njëzëri u thirr fort se vrasja e tyre nuk mund të quhet kurrsesi krim pasioni, por femicid...

0 Komente

Abuzuesit në ekran, reagojnë aktivistet në Tiranë e Prishtinë

Përdorimi i gjuhës seksiste e mizogjene në emisione televizive, normalizimi i diskurseve shtypëse ndaj grave dhe përçudnimin e imazhit të tyre në rrjetet sociale dhe emisione televizive, prej kohësh është trajtuar si shqetësim dhe po merr sa vjen e më shumë vëmendje nga aktivistet feministe në Shqipëri e Kosovë. Dënimi i vajzave për shkak të pikëpamjeve feministe apo pohimet objektifikuese haptazi e publike kanë nxitur reagim në Tiranë e Prishtinë. Revoltimi i shtuar ka ardhur edhe prej faktit se këto deklarata vijnë nga personazhe të jetës publike e artistike...

0 Komente

Për sigurinë e grave në rrugë, në internet dhe kudo në shoqëri

“Nata është e jona! Poshtë Patriarkati!” ishte thirrja që kumbonte në “Qytetin Studenti” mbrëmjen e kaluar, një prej zonave të Tiranës ku vajza e gra, studente e punëtore, qarkullojnë përditë nën dritën e diellit por edhe nën errësirën e natës. Të përballura me rreziqet që nga sulmet prej qenve endacakë tek ndjesia e përndjekjes a përndjekja e qenësishme që më së paku prafullon zemrat e vajzave dhe grave...

0 Komente

Arrestimi si përgjigje e shtetit ndaj vajzave e grave që rezistojnë

Ronald Qema | 19.03.2022 | nyje.alDhuna policore si patericë për pushtetin që mezi rri në këmbë, e parë nga një perspektivë feministe, bashkoi në diskutim aktiviste/ë dhe qytetare/ë më 16 mars. Ky takim u zhvillua në qendrën sociale “Shtëpia Publike”, me të ftuara aktivistet Gjyljana Bakalli, Megi Mustafaraj dhe Laureta…

0 Komente