Mbetje urbane të hedhura në brigjet e Tërkuzës. Në sfond, një fabrikë prodhimi plastmasi. Kamëz. © Artan Rama.
Mbetje urbane të hedhura në brigjet e Tërkuzës. Në sfond, një fabrikë prodhimi plastmasi. Kamëz. © Artan Rama.

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!

Comments Off on Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

Me dyer të mbyllura prej Kryetarit

Të hënën u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak Kamëz për muajin prill. Takimi u hap me falenderimet e Iris Luarasit ndaj Këshillit dhe Bashkisë Kamëz për miratimin e Planit Social 2024-2026. Ka një tendencë në rritje të bashkisë së Kamzës për të ftuar figura që ia lejojmë vetes t’i quajmë intelektualë me popullaritet, me të cilët të mund të shpërlajë imazhin e saj kur flitet për menaxhim qyteti dhe politika kulturore. Si shumë të tjerë, edhe intelektualja në fjalë, sapo hap gojën për t’u shprehur për Kamzën...

0 Comments

Studentët e Kamzës do duhej të merrnin abonenë e kompensuar që prej janarit

Një sallë e re për mbajtjen e aktiviteteve politike i është shtuar qytetit të Kamzës. Në shkollën 9 -vjeçare “Demokracia” të rindërtuar, në një sallë të mbushur me gjimnazistë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli firmosi marrëveshjen me ministren e arsimit për Kartën e Studentit këtë të mërkurë. Bën shumë sens që ajo sallë të jetë e mbushur me gjimnazistë sepse ndonëse vendimi për subvencionimin e transportit urban nga linjat e qytetit është marrë që ...

0 Comments