“Enciklopedia e Mërgimit”

Është mbjellë, tashmë gjerësisht, në vetëdijen kolektive konstrukti emotiv i dukurisë së mërgimit: silueta të kërrusura mbi bastun, projektime bebëzash të lagura dhe ajër i jonizuar me trishtim. Por përtej keqardhjes, hidhërimit, mbase edhe dëshpërimit, ky fenomen ka si valvulë presioni plot e përplot shprehje artistike. Një e tillë janë edhe poezitë e këndshme të Shqiptar Osekut dhe Entela Tabakut. Poezitë e tyre të botuara në një vëllim të quajtur “Enciklopedia e mërgimit”, ku të dy janë bashkautorë, janë konstatime të holla mbi natyrën, sensacionet dhe përvojën e të qenit emigrant, pra - i huaj. E gjithë përvoja e mërgimtarit përshkruhet në gjuhë lakonike të pambingarkuar stilistikisht, që të tejçon një ndjesi zbrazëtie emocionale, gjë që i jep poezive një sens kobi apokaliptik (nganjëherë, mbase edhe të tepruar)...

Comments Off on “Enciklopedia e Mërgimit”

Për librin “Tri Tavernat” nga Ervin Nezha

Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim...

Comments Off on Për librin “Tri Tavernat” nga Ervin Nezha