Mes Fadromës dhe Bienales: Kultura Arkitekturore e Formacioneve Grabitqare

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...

0 Komente

Forte Prenestino: Kështjella që jehon rezistencë

Ndryshe nga shumë kështjella në botë të cilat na flasin për luftra të arkivuara në libra të historisë, Forte Prenestino, është një kështjellë që vazhdon të qëndrojë në ballë të luftrave të përditshme nga një pozicion stoik dhe i panegociueshëm në periferinë lindore të Romës të quajtur Centocelle. Në një kohë kur bota po “luan” luftash dhe rreziku i shpërthimit e zgjerimit të konflikteve është kaq prezent...

0 Komente