Altari i dashurisë së Gjadrit ( Për librin “Letra gruas seme të vdekun” – Gjovalin Gjadri )
Antipodet jetë-vdekje apo dashuri-vdekje janë lajtmotive universale të secilës fushë arti, të cilësdo epoke qysh nga fillet e ekzistencës njerëzore e gjer në bashkëkohësi. Madje, motivi i vdekjes dhe kërkesa e dëshpëruar e individit për përjetësi ka lindur në letërsi qysh në Mesopotaminë antike, në gjurmët e para letrare, tek Epi i Gilgameshit, ndër veprat e para letrare që bota njeh. Autorë të shumtë e shfrytëzojnë këtë lëndë duke e bërë pjesë të laboratorit krijues ku dhimbjen nga vdekja e dashurisë e sublimojnë në një vepër arti....