Rreth 700 familje në njësinë administrative Laknas të Bashkisë Kamëz nuk furnizohen me ujë nga Bashkia Kamëz. Që prej fillim viteve ‘90, këta banorë nuk janë furnizuar asnjëherë me ujë, sepse në të gjithë njësinë nuk është ndërtuar një rrjet furnizimi, pavarësisht se ajo zonë është me një densitet të konsiderueshëm banimi. Banorët, që kur janë zhvendosur në këtë zonë në fillim të viteve ’90, e kanë siguruar ujin në mënyrë private. Dikush duke mbushur në zona kufitare, të tjerë duke hapur puse për të siguruar kushtet që të kishin ujë të rrjedhshëm, të paktën për t’u larë, gatuar dhe, nëse do ngelte pak ujë, për të vaditur...
Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për
Trajektorja që merr çdo ditë një grua (e dalë në pension) që njoh në një prej lagjeve të Kamzës është kjo: për të kapur fillimin e punës në orën 7 të mëngjesit në Kombinat, i duhet të dalë nga shtëpia në orën 5.20 të mëngjesit. Nuk pret urbanin e lagjes për në qendër të Kamzës sepse vonon dhe sepse kushton. Ecën në këmbë 20 minuta, dhe në qendër të Kamzës merr urbanin që po niset. Pas një rrugëtimi 30 minutësh drejt Tiranës, merr të Kombinatit dhe ndalon afër fabrikës së saj të punës pak minuta para orës 7...
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030...
Kamza në këto ditë festash,më përcjell një shumësi ndjesish porsi të gjendesha përballë një tabloje të shumëngjyrshme por po aq edhe të përhimtë. Po të mjaftohesh vetëm me të hedhurit një sy në qendrën e qytetit, do shohësh një miniskenë që rrethohet nga dritat dhe në të, ndonjë fëmijë tek-tuk i cili duket mjaftueshëm i lumtur me atë që sheh. Ato drita festive dhe ajo pemë me një yll sipër saj, i cili për dreq edhe pas shpenzimit afërmendsh absurd prap nuk ndriçon, i plotësojnë kushtet për një sy të jashtëm për ta pyetur veten se sa gëzon ky qytet...
Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k....