Kush fiton më së shumti nga llotot

24.01.2019 | nyje.al
“Kush fiton më së shumti nga llotot”- Gjeta një pyetje në një libër të harruar në shtëpi, në një qoshe të minibarit. “Pronari dhe ata që nuk luajnë”, ishte përgjigjja, që për ta shquajtur duhej ta ktheje librin përmbys.
Më kujtohet si sot kur para tre vitesh një i afërm imi, që unë e dija për njeri të mirë në fakt, më thotë që ka vendosur të hapë një lloto në qytet,me disa para të mbledhura nga kursimet e tij. “Seriozisht e ke?!” e pyeta. A nuk të vret pak ndërgjegjja? A e di se çfarë ndodh me njerëzit në një lloto? A s’mund të bësh diçka tjetër me ato lekë? Përgjigjen nuk e mora dot në kohë. Për brerjen e ndërgjegjes nuk kuptova dot asgjë por shpresoja. Ai arriti të më kuptonte me vonesë atëhere kur përfundoi defiçit dhe duke futur në borxhe shumë të afërt të tij, daja dhe xhaxhallarë pasi këta janë zakonisht klientët e parë të fillimeve të një biznesi si ky.
I shkëputur nga çdo ngjyrim politik- a çasti euforik ky vendim meriton të duartrokitet. Ishte i fortë, i guximshëm dhe që duhej bërë me kohë. Natyrisht që pas këtij vendimi pritet që të lëvizin ujërat. Përveç pamjes së re të qytetit, që nuk do t’i ngjajë më një vendi të pushtuar nga lojërat e fatit, do ketë dhe një diskurs për vlerat familjare. Nuk do kemi më meshkuj kryefamiljarë që i premtojnë gruas një lavatriçe të re sepse presin dhe një ndeshje të fundit. Nuk do të ketë kthim të baballarëve në shtëpi në orët e vona në rastet kur ndeshja shkonte me minuta shtesë. Por do na mungojnë dhe ata tipat që komentonin kuturu në facebook “Ndeshje të sigurta me keoficent 25”. Ishte e trishtueshme kur në qytet përveçse qytetarëve të papunë, të cilët ankoheshin që Kamza nuk paska keoficent sot e s’ja vlen ta luajmë, të dëgjoje dhe shikoje edhe mjekë, inxhinierë, profesorë, që prisnin fundjavat apo kampionatin botëror që të luanin me skuadrën e tyre të preferuar. Një aktivitet gati i hapur kriminal që vinte në lojë e tallej me fatin e njeriut.
Përceptimi im për shtetin hera herës përputhet me atë të Niçes për Gjeanologjinë e Moralit, si një ndër krijesat me monstruoze dhe të ftohta që ka krijuar njeriu. E ato raste që më nxisin këtë ide ishin këto situata e shumë të tjera të ngjashme me to. Mbushja e një qyteti, e qendrës se tij plot e përplot me baste sportive.
Një nga vështirësitë më të mëdha gjatë atyre kohëve na doli që nuk na ishte të bëje para por si t’i menaxhoje ato. E nga kjo mbase dhe presidenti amerikan Thomas Jefferson 200 vjet më parë kur kumari po lulëzonte, porosiste fëmijët e tij dhe qytetarët amerikanë ‘’-Një para e kursyer është një para e fituar!’’.
Por sa të mëdha ishin pasojat e llotove?!
Përpos të gjithave pasojat ishin aq të mëdha saqë dhe zgjedhja e zyrës sonë, grupi ATA, ka qenë ngritur në dyshime të forta nëse duhej apo jo përballë një llotoje, pasi shpeshherë fjalori banal i prodhuar aty sa herë që arbitri jepte vendime jo të drejta, arrinte të hynte në ambientet e zyrës në takime me shkrimtarë të njohur, duke na vënë në siklet për ftesën e bërë.
Tre vite më pas, e vetmja gjë që ka fituar nga llotoja i afërmi im është një televizor 42 polësh nga i cili shikon me dëshpërim lajmin dhe komentet për mbylljen e tyre këto ditë.
Sot luhet një ndeshje live dhe është e sigurt që nuk ka kohë shtesë e as miliona të derdhura në tavolinë që e përmbys rezultatin… Sot të gjithë ne jemi FITUES!

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje