Kush e banon Bathoren?

Ronald Qema | nyje.al

E pandashme nga Kamza, si pjesë e e saj, Bathorja ka qënë një ndër lagjet që kanë shënjuar zhvillimin e këtij qyteti prej së paku dy dekadash. Një ndër zonat e para në qytet që priti banorët që migruan brenda vendit, qytetarët e kësaj njësie administrative ende rropaten në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, në kërkim të të cilave u larguan nga vendlindja.  
Kerkesat e protestave dhe demonstratave të fundviteve ‘90 apo fillimit të shekullit të ri kanë mbetur të paplotësuara. Premtimet për rrugë, ujë, punë riqarkullojnë çdo dy vjet në fushata elektorale.  Bathorja na shfaqet me demokracinë kokëposhtë; me duart e nënave qepin këpucë dhe ne i shohim ccarat e dyerve; me fëmijë plot jetë e me rritur pa fëmijëri; e harkuar një anë me male si ngushëllim për malësorin. 

*Ky shkrim mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje