Kriza e të vërtetave të amshueshme ideologjike e shkaktuar nga përfundimi i Luftës së Ftohtë u pasua me teza e qasje të llojllojshme. Ndër to pati dhe një shpërthim të teorive konspirative që në praktikë marrin funksion terapeutik dhe me dimension populist. Këto teori shpeshherë zunë vendin e lënë bosh të kuptimësisë, sidomos rreth pyetjes se përse ka aq shumë paaftësi politike për të ndërtuar një shoqëri të drejtë...

Në fund të shkrimit pararendës kam lëshuar një fjali, e cila tingëllon disi kërcënuese, teksa thuhet se, nëse nuk do të jepnim rëndësinë që ka loja e vendloja në kulturë, do të kishim një shoqëri e cila sheh jetën si lojë ose si luftë. Mëtimi im është se, për të dalë prej kurthit të jetës si lojë apo si luftë, sfera e lojës dhe e luftës duhet qartësuar, si të thuash duhen ndarë. S’ka mëdyshje se do të ketë lojë luftash apo lojë si strategji lufte, por këto praktika janë të qarta se cilës sferë i përkasin. Po ashtu, nuk ka mëdyshje se nganjëherë njerëzit i paqartësojnë qëllimisht këto dy fusha...

Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë ...

Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al  Marrë nga dokumentari “Badiou”, 2018 Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë, pa literaturë të përditësuar në bibliotekë, pa pagesë të

Antonela Pepkolaj | 24.08.2022 | nyje.al Përgjithësisht autonomia është një nga pasojat e suksesit (apo kështu mendohet) dhe, pasojë e autonomisë, është më shumë dinjitet dhe integritet njerëzor. Dokumentari “Factory to the workers”, nxjerr në pah, që në fakt edhe ekzistenca mund të përbëjë konflikt interesi, sidomos në një botë hierarkish në të cilën idealistët zgjedhin të ecin kundër rrymës.

Ronald Qema | 11.07.2022 | nyje.alTë udhëtosh nga Prishtina në Zagreb të duhen më së paku 10 orë rrugëtim me autobus përgjatë natës. Unë nisesha duke pasur destinacion një qytet tjetër. Në këtë udhëtim tranzit u gjenda ngjitur me Veronikën.  Kush është Veronika dhe pse po shkruaj për të?I marim me radhë. Së pari, sepse i urrej kufijtë. Ndjej ankth