Qëndresa Qytetare denoncon shfrytëzimin e hapësirave publike për fushatën elektorale të PS-së në Kamëz
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030. Në postimin e saj, Spiropali njofton praninë e Kuvendit Rinor të Kamzës, si dhe i bën jehonë çeljes së regjistrimit të diasporës, duke i ftuar në ‘bashkim’ në programin politik të PS-së...