Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, - shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren...
Artikuj të thelluar mbi çështjet publike të qytetit
Në këtë rubrikë do të gjeni artikuj të thelluar që tentojnë të adresojnë tema me rëndësi publike për qytetin, të tilla si zhvillimet urbane, financat publike, shërbimet sociale, politikat kulturore, pakicat etnike, çështjet mjedisore, shëndetësia etj. Duke artikuluar analizë kritike nga niveli lokal, për të ndërtuar më pas një kritikë më të gjerë në nivel kombëtar, këto artikuj do të mëtojnë që qeverisja lokale dhe ajo qendrore të jenë të detyruara të jenë më të përgjegjshme dhe llogaridhënëse në raport me detyrimet e tyre ndaj qytetarëve. Krahas kësaj, publikimet do të synojnë që të krijojnë hapësira reflektimi te publiku lexues, me qëllim komunikimin me të rreth asaj çka është bërë apo propaganduar deri tani nga shtetërorja.
Hulumtimet janë përgatitur në kuadër të nismës së redaksisë sonë me titull “Raporte nga Kamza”, brenda projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” që zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Ndonëse është bashkia me sipërfaqen më të vogël në Shqipëri dhe njëra nga më të rejat e vendit (e krijuar si insitucion më pak se 30 vite më parë), Kamza renditet sot e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 1-ra për nga dendësia e saj, me më shumë se 96 000 qytetarë që banojnë në më pak se 40 km2, sipas të dhënave të Censusit 2023. Ndër ta, 2/3 janë individë në moshë aktive pune. Këto të dhëna dëshmojnë mbi rezervën e madhe të kapitalit njerëzor që kjo zonë urbane ka fatin të zotërojë...
Kujdesi që na mohohet është forma më e qetë e dhunës. Është dhuna që nuk e përplas derën, por e mbyll ngadalë. Që nuk lë gjurmë në trup, por në jetë. Është dhuna që e ushtron pushtetin në heshtje, nëpërmjet burokracisë që zëvendëson ndërgjegjen, referimit që zëvendëson mbështetjen, statistikës që zëvendëson kujdesin. Është ajo dhunë që e ndien kur i drejtohesh shtetit dhe ai nuk përgjigjet - sepse nuk të ka menduar kurrë si subjekt që meriton jetë të jetueshme...
Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!
Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të madh në Shqipëri, duke e shndërruar në bashkinë më urbane. Në 20 vitet e fundit Kamza ka përjetuar një rritje të popullsisë në masa të jashtëzakonshme, ku në një sipërfaqe prej 37.18 km2 jetojnë -sipas të dhënave të bashkisë - rreth 160 mijë banorë, numër që çdo ditë vjen në rritje. Mosha mesatare e popullsisë së qytetit të Kamzës është 27 vjeç, gjë që dikton edhe më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative. Mirëpo, e vetmja hapësirë publike sportive në qytet mbetet stadiumi, i cili në një konsultim publik për projekt-buxhetin e vitit 2025, të mbajtur më 31 tetor 2024 në hapësirën e tij dëshmoi se do të zëvendësohej nga një godinë tre katëshe me një sipërfaqje prej 2000 m2 që do të jetë godina e re e bashkisë Kamëz...
Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor...