Entenela Ndrevataj |06.07.2026 | nyje.al    Këto ditë janë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Sheshi është i mbushur plot e fytyrat janë të ndritura, si një refleksion i shpresës që mendonim se kishte humbur. Teksa marshojmë natën, në dritare na përshëndesin të moshuar e të rinj, dikush me fëmijë në dorë e dikush me flamur. Na drejtohen ngrohtë teksa valëvisin dorën

Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al    Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të

Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al    Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po ashtu duhet kujtuar se kjo aspiratë u rrëmbye dhe u

Met

Arabia ka Nurin, Greqia Olimpin, kurse Japonia Fuxhin. Shqipëria të thonë direkt se ka Tomorin, megjithëse Mali i Robit, edhe pse i përfolur si thjesht kodër, është mali më mistik në gjuhën shqipe, prej emrit. Mali i Robit. E ndoshta dhe i kam hipur gabimisht, pa e ditur se është mal, kësaj kodre, një pasdite të përjetshme vere në fillim të viteve 1990, me diellin që rrjedh butë faqeve të kodrës, mjaltë, nëpër rigon e manaferra të shpluhurosura, deri poshtë mes pishash shtatshkurtra, sa mbërrin plazhin, dielli këmbëzbathur.

Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al    Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi si organizim i vogël, por ai kaloi që herët përtej

Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).