Gardhimi ne Pishe Poro-Narte, maj 2026
Gardhimi ne Pishe Poro-Narte, maj 2026

Të tepërtit e botës dhe kapitali i pakicës

Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).

0 Komente
Posteri i Zall Gjocajt
Posteri i Zall Gjocajt

Zëra nga lumi në Sheshin Skënderbej

Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi...

0 Komente

Zall-Gjoçaj me 7 shtatë palë halle: ndërtohet diga, shkatërrohet parku!

15.12.2020 | nyje.al Firma koncensionare vazhdon shkatërrimin e parkut Zall-Gjoçaj - banorët kërkojnë drejtësi në gjykatë!Përpjekja e banorëve të Zall-Gjoçaj për mbrojtjen e parkut kombëtar vazhdon paralelisht në terren dhe në gjykatë. Ndërkohë që firma koncensionare vazhdon punimet, është apo nuk është i shpallur shtetrrethimi, banorët e protestuesit vazhdojnë përpjekjet për…

0 Komente