Banorët e ish-komunales gjejnë drejtësi. Bashkia Tiranë duhet t’i rikthejë në “Programin e Rindërtimit”
“Ka drejtësi! Ka drejtësi!” u dëgjua të thotë sot Agroni, ish-banor i konviktit të “Ish-Shkollës Komunale”, në dalje të seancës gjyqësore në fund të së cilës u mor vendimi kundër përjashtimit të tij dhe fqinjit, Fatmirit, nga “Programi i Rindërtimit”. Ky përjashtim nga skema e trajtimit të familjeve që humbën banesat nga tërmeti i nëntorit 2019 ishte ndërmarrë nga Bashkia Tiranë në nëntor të vitit 2023 dhe hyrjen në fuqi të tij banorët e morën vesh kur u ndërpre bonusi i qerasë. Ankimimi i banorëve ndaj këtij vendimi të pushtetit lokal në Komisionin e Apelimit të Bashkisë Tiranë nuk e zhbëri këtë politikë që i nxirrte në mes të katër rrugëve dhjetra familje...