Një vit e dy ditë pas sulmit të 7 tetorit nga Hamas, 42 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

“Kujto7tetorin” ishte përmbajtja e hashtagut me të cilin përmbylli postimin e pardjeshëm Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme, përmes të cilit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë në thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve. Hasani dënoi sulmin terrorist të Hamasit një vit më parë por dështoi të përmendte dhjetramijëra viktimat e sulmeve të Izraelit në Palestinë e Liban, sulme që pasuan aktin terrorist 7 tetorin e shkuar...

0 Komente

70,000 ton naftë nga Shqipëria për avionët që bombardojnë Gazan

Në një investigim të fundëm të Data Desk dhe Oil Change International, Shqipëria listohet si një prej vendeve europiane që kontribuon në gjenocidin e shtetit të Izraelit mbi palestinezët e Gazas. Kështu, duke furnizuar forcat ushtarake me naftë, 70 mijë tonë sipas të dhënave të nxjerra, vendi ynë bëhet bashkëpunëtor në krimet mbi popullin palestinez...

0 Komente

Protesta e radhës në solidaritet me Palestinën, organizatorët thirrje dhe akuza për shtetin shqiptar

Ditën e dielë u mbajt manifestimi i radhës në mbështetje të popullit palestinez, organizuar nga organizata jo-fitimprurëse në vend. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më tëj marshuan nëpër bulevardin “Zogu i Parë” me thirrjet “Liri për Palestinën”, “Armëpushim tani”, etj. Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar qefinë që simbolizonin trupat e mbi 10 mijë fëmijëve të vrarë...

0 Komente