Arrestimi i Erion Veliajt nxjerr në protestë partitë e reja: Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit
Masa e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuza korrupsioni në bashkëpunim dhe pastrim parash, ka sjellë një seri reagimesh të forta nga qytetarët dhe partitë opozitare në vend. Shumë qytetarë dhe grupe të shoqërisë civile e shohin këtë ngjarje si një fillim të zbatimit të drejtësisë, duke besuar se kjo mund të sjellë fundin e pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet dhe që abuzojnë me pozitat e tyre...