Aksione në Shëngjin dhe homazhe në Gjadër për Hamid Badoui, emigranti që u vetëvra në kamp
Një grup aktivistësh për të drejtat e emigrantëve zhvilluan të shtunën një aksion homazh pranë kampit të emigrantëve në Gjadër, në nderim të Hamid Badoui, një i ri nga Maroku, i cili disa ditë më parë kreu vetëvrasje në një kamp në Torino të Italisë. Hamid kishte kaluar rreth pesë javë në Shqipëri, në kampin e Gjadrit, ku ishte transferuar si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e azilkërkuesve midis qeverive shqiptare dhe italiane...