“Keni besim, qendrat në Shqipëri do të funksionojnë! Do të funksionojnë! Unë do t’i qëndroj atyre mbi kokë çdo natë nga tani deri në fund të qeverisë italiane.” - klithte dje në një tubim Georgia Meloni. Komunikimi i saj verbal dhe trupor, teksa mbante fjalimin, u shoqërua nga mbështetje solide në sallë, teksa ngjalli reagime të shumta në rrjet me komente që përcillnin ndjesinë e frikës që u evokonte fashizmi i saj, tashmë krejt i dukshëm “mbi lëkurë”. Meloni dhe marrëveshja e saj me Ramën është një “bombë me sahat” tregonin para dy javësh grupet e majta italiane që erdhën në Shqipëri për të protestuar për të drejtat e emigrantëve. Dështimi i deri më tanishëm i marrëveshjes protokoll firmosur nga kryeministrat Rama e Meloni konsiderohej prej tyre një hap krejt i vogël, kur krahasohet me politikat e viteve të fundit të Italisë por edhe Bashkimit Europian lidhur me trajtimin ligjor të emigrantëve që lundrojnë nëpër brigjet e Mesdheut për të arritur “perëndimin demokratik”...