Vepër 'in situ' e artistit Ernest Pignon - Ernest, kortezi e autorit
Vepër 'in situ' e artistit Ernest Pignon - Ernest, kortezi e autorit

Diptik: Britma në mungesë të Pasolinit

Orgest Azizi | 29.10.2026 | nyje.al  [Shënim : Dallimi thelbësor mes protestës së parë të studentëve, më 2018 dhe kësaj të tanishmes, me gjithë Teatrin, Belindën, Flamingot, etj, është ardhja e furishme – dhe sovrane – në skenë e ÇUNAVE, pas daljes së parë që pasoi vrasjen e Klodian Rashës. Vrasje…

0 Komente

Kthim në shkretëtirë | Lufta e Gjirit si “moment” filozofik

E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.

0 Komente