Protesta e aksione kundër djegies së mbetjeve dhe heshtjes së institucioneve

Një ditë pas aksionit të aktivistëve përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të shqetësuar për zjarret e fundit, ditën e sotme u mbajt një protestë në qytetin e Elbasanit. Gentian Sejrani, në një komunikim për median pohoi se është e rëndësishme të protestojmë përpara institucioneve që kanë përgjegjësi për ngjarjen. “Ne do të jemi në Elbasan për të kërkuar informacion dhe për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet që janë të ngarkuara për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” Sipas njoftimeve në rrjete sociale, aktivistë e qytetarë nga Elbasani dhe Tirana janë bashkuar sot në një aksion-protestë për të mos lënë të kalohet lehtë ngjarja e zjarreve në Elbasan. Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Prokurorisë së qytetit, dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Elbasanit...

0 Komente
Mbetje urbane të hedhura në brigjet e Tërkuzës. Në sfond, një fabrikë prodhimi plastmasi. Kamëz. © Artan Rama.
Mbetje urbane të hedhura në brigjet e Tërkuzës. Në sfond, një fabrikë prodhimi plastmasi. Kamëz. © Artan Rama.

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!

Comments Off on Nën kurthin e monopolit të mbetjeve