Në shkelje të Direktivës Evropiane për Riatdhesimin, qeveria italiane deporton direkt nga Shqipëria pesë emigrantë nga Gjadri
Më 9 maj, një fluturim çarter me pikënisje nga Roma për në Kajro ndaloi në aeroportin e Rinasit për të marrë pesë shtetas egjiptianë të ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesim (CPR) në Gjadër. Një operacion i dyshimtë nga aspekti ligjor sikurse argumentojnë ekspertë të shumtë. “Një ngjarje shumë serioze”, nënvizon Gianfranco Schiavone nga Shoqata për Studime Juridike mbi Imigracionin (ASGI), “sepse transferimi nga CPR në aeroport u zhvillua jashtë juridiksionit italian dhe për rrjedhojë jashtë çdo kornize ligjore garantuese për respektimin e të drejtave bazike të emigrantëve”...