Lezha në protestë kundër fabrikës “që po i vret”

Ditën e shtunë në qytetin e Lezhës, qytetarë e aktivistë protestuan kundër ndotjes së fabrikës I.N.C.A. Kjo fabrikë, e cila gjatë përpunimit të mbetjeve shtazore çliron erëra të padurueshme, ua ka vështirësuar jetesën e komuniteteve që jetojnë në periferi dhe në qendër të qytetit. Aktivistë të zonës, banorë bashkë me aktivisten Arilda Lleshi janë bërë bashkë dhe përgjatë një muaji kanë arritur të mbledhin rreth 1,700 firma të banorëve, për ta adresuar më pas këtë shqetësim Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Shqetësimi i banorëve shtrihet më tej, pasi aroma e përpunimit të mbetjeve në temperatura shumë të larta, mund të jetë një burim sëmundjesh kancerogjene...

0 Komente

Marrëveshja Meloni-Rama, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin nesër. Thirrje nga qytetarët për vendim të drejtë

Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kushtetueshmërisë së marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen në Shqipëri të strukturave të strehimit dhe trajtimit të refugjatëve azil-kërkues në Itali. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mes dy qeverive është pezulluar nga Gjykata dhjetorin e kaluar, pak orë përpara se Kuvendi i Shqipërisë ta hidhte për votim në seancë plenare...

0 Komente