Read more about the article Baki Goxhaj në Sumud Flotilla: një lundrim kundër rrymës drejt Gazës
Screenshot

Baki Goxhaj në Sumud Flotilla: një lundrim kundër rrymës drejt Gazës

Aktivisti Baki Goxhaj lajmëroi dje në rrjetet e tij sociale që i është bashkuar lëvizjes ndërkombëtare Global Sumud Flotilla. I revoltuar nga aktet gjenocidiale në Gaza dhe pozicionit bashkëpunues të qeverisë shqiptare, Bakiu thotë që ka vendosur të marrë një hap më tej në angazhimin e tij të deritanishëm: ‘…duke ju bashkuar Global Sumud Flotilla, që gjendet aktualisht në Kretë. Një mision humanitar dhe paqësor për të thyer rrethimin e paligjshëm të Gazës, për të çuar ndihma dhe për të qenë solidar me popullin e vuajtur të Gazës dhe gjithë Palestinës. Ndihem krenar që përfaqësoj vendin tim në këtë mision ndërkombëtar dhe shumë të rëndësishëm për ndërgjegjen e botës’.

0 Komente
Protestues në pritje të lirimit të dy aktivistëve për Palestinën, Komisariati nr. 1, Tiranë, 27 janar 2026, Ronald Qema
Protestues në pritje të lirimit të dy aktivistëve për Palestinën, Komisariati nr. 1, Tiranë, 27 janar 2026, Ronald Qema

Shteti kundër protestës dhe një “Jo në emrin tonë” që nuk hesht

Protestat kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe deklaratave të tij publike në mbështetje të politikave shtetërore izraelite ndaj Gazës u shoqëruan me dhunë policore dhe pengesa gjatë mbrëmjes të së martës, 27 janar dhe mesdrekën e ditës së premte. Edhe pse ishte lajmëruar si një tubim qytetar paqësor përpara Kryeministrisë, mbrëmjen e së martës forcat policore nuk lejuan grumbullin e protestuesëve.

0 Komente

Autoriteteve shqiptare u kërkohet të arrestojnë kryerabinin Yoel Kaplani për krime lufte. Policia ndalon marshimin kundër gjenocidit në Gaza

Media Middle East Eye ka raportuar mbasditen e sotme lajmin ekskluziv që autoriteteve shqiptare po u kërkohet të arrestojnë kryerabinin e komunitetit izraelit në Shqipëri. Yoel Kaplan akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si pasojë e përfshirjes së tij si ushtar i Izraelit në sulmet gjenocidiale në Gaza. Sipas raportimeve, Organizata Ndërkombëtare për Drejtësi për Palestinën, e përbërë nga avokatë, akademikë dhe politikanë, ka dërguar kërkesën për arrest autoriteteve shqiptare duke theksuar detyrimet ligjore që ka Shqipëria. Në letrën formale dërguar autoriteteve shqiptare specifikohet që i dyshuari për krime lufte gjendet në Shqipëri, dhe kërkon: “Koalicioni kërkon që policia shqiptare të arrestojë dhe të mbajë në burg individin, në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, si dhe në përputhje me nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë. Shqipëria gjithashtu i është bashkuar Konventës kundër Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë aktivisht dhe të ndëshkojë aktet e gjenocidit në përputhje me këto detyrime ndërkombëtare të së drejtës.”

0 Komente