Miqësia nuk është neokolonializëm

“Keni besim, qendrat në Shqipëri do të funksionojnë! Do të funksionojnë! Unë do t’i qëndroj atyre mbi kokë çdo natë nga tani deri në fund të qeverisë italiane.” - klithte dje në një tubim Georgia Meloni. Komunikimi i saj verbal dhe trupor, teksa mbante fjalimin, u shoqërua nga mbështetje solide në sallë, teksa ngjalli reagime të shumta në rrjet me komente që përcillnin ndjesinë e frikës që u evokonte fashizmi i saj, tashmë krejt i dukshëm “mbi lëkurë”. Meloni dhe marrëveshja e saj me Ramën është një “bombë me sahat” tregonin para dy javësh grupet e majta italiane që erdhën në Shqipëri për të protestuar për të drejtat e emigrantëve. Dështimi i deri më tanishëm i marrëveshjes protokoll firmosur nga kryeministrat Rama e Meloni konsiderohej prej tyre një hap krejt i vogël, kur krahasohet me politikat e viteve të fundit të Italisë por edhe Bashkimit Europian lidhur me trajtimin ligjor të emigrantëve që lundrojnë nëpër brigjet e Mesdheut për të arritur “perëndimin demokratik”...

0 Komente

Çfarë dimë për qendrat italiane për emigrantët në Shqipëri?

Gati një vit pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama nënshkruan marrëveshjen për qendrat e paraburgimit për emigrantët, punimet për ndërtimin e qendrave janë ende larg përfundimit. Kjo marrëveshje, me një afat pesë vjeçar me të drejtë rinovimi, u miratua nga Senati italian më 15 shkurt, me 93 vota pro dhe 63 kundër. Më 29 janar, ky protokoll u konsiderua i ligjshëm nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Marrëveshja legjitimoi dhënien nga Shqipëria të dy zonave shtetërore për ngritjen e katër objekteve nën juridiksionin italian në zonën portuale të Shëngjinit dhe në ish-zonën ushtarake të Gjadrit...

0 Komente