Tetor rozë për pushtetin, i zi për pacientët. Sistemi shëndetësor shqiptar nuk i shpëton gratë

Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...

0 Komente

Protesta për shëndetësinë: Dorëheqje dhe përgjegjësi

Prej disa ditësh skandali i mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Onkologjik ka ngjallur shumë revoltë, indinjatë e shqetësim në opinionin publik. Të akuzuar për shpërdorim detyre, sjellje abuzive, joprofesionale e joligjore dhe në kundërshtim të plotë me parimet e profesionit, mjekët dhe specialistët janë tashmë nën hetim. Qindra qytetarë, aktivistë e gazetarë kanë dënuar ashpër veprimet e tyre përfituese në kurriz të pacientëve me sëmundje terminale...

0 Komente