Imanencë: Një jetë – Gilles Deleuze

Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute...

0 Komente

Dorëheqje – Theodor W. Adorno

Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive...

0 Komente