Seka Hydropower padit për fyerje dhe shpifje aktivistët e Zall Gjoçaj

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...

0 Komente

Banorët e ish-komunales gjejnë drejtësi. Bashkia Tiranë duhet t’i rikthejë në “Programin e Rindërtimit”

“Ka drejtësi! Ka drejtësi!” u dëgjua të thotë sot Agroni, ish-banor i konviktit të “Ish-Shkollës Komunale”, në dalje të seancës gjyqësore në fund të së cilës u mor vendimi kundër përjashtimit të tij dhe fqinjit, Fatmirit, nga “Programi i Rindërtimit”. Ky përjashtim nga skema e trajtimit të familjeve që humbën banesat nga tërmeti i nëntorit 2019 ishte ndërmarrë nga Bashkia Tiranë në nëntor të vitit 2023 dhe hyrjen në fuqi të tij banorët e morën vesh kur u ndërpre bonusi i qerasë. Ankimimi i banorëve ndaj këtij vendimi të pushtetit lokal në Komisionin e Apelimit të Bashkisë Tiranë nuk e zhbëri këtë politikë që i nxirrte në mes të katër rrugëve dhjetra familje...

0 Komente

Protesta të ndara, por të njëjta në kërkesa: Drejtësi dhe transparencë për policin që u vetëhodh nga pallati

Mbrëmjen e djeshme, grupimet politike të Lëvizjes Bashkë, Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje thirrën tubimin përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë, për të kërkuar transparencë dhe drejtësi për rastin e policit me inicialet A.S. Dhjetra qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të partive të reja politike protestuan për rastin, i cili është ndjekur me diskutime online dhe shqetësim ndër qytetarë...

0 Komente

Gjykata Administrative e Apelit pranon kërkesat e Zall-Gjoçajt për përshpejtimin e çështjeve

Kërkesat për përshpejtim nga banorët dhe aktivistët e Zall-Gjoçaj të dorëzuara në Gjykatën Administrative një javë më parë janë pranuar nga gjyqtarët relatorë Blerona Hasa dhe Ardian Dvorani për dy nga çështjet e depozituara në këtë gjykatë. Dy ditë më parë gjyqtarët vendosën nisjen e shqyrtimit të përshpejtuar të çështjeve, njëra prej tyre me objekt caktimin të pavlefshëm të të gjitha akteve të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, që i kanë hapur rrugë ndërtimit të HEC-eve në Zall-Gjoçaj dhe tjetra me objekt detyrimin e Ministrive për zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e bashkimit të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçaj me atë të Lurës...

0 Komente

“Mos të bëhen palë me shkatërruesit”, aktivistët e Zall Gjoçaj kërkojnë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Lezhë

Komuniteti dhe aktivistët e Zall Gjoçaj protestojnë nesër përballë Prokurorisë Lezhë. Ata kanë dorëzuar një kallëzim që në vitin 2021 ku denoncojnë kompaninë “Seka Hydropower”, kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, ish-ministrin Blendi Klosi, ish-kreun e AKZM Zamir Dedej dhe zyrtarë të tjerë që kanë hartuar dhe miratuar vendime lidhur me ndërtimin e HECeve në Zall Gjoçaj...

0 Komente