Homazhe, marshim dhe thirrje për drejtësi në protestën e 6-të për Martin Canin
Protestat për vrasjen e Martin Canit kanë qenë të njëpasnjëshme dhe kanë nxitur reagime të shumta nga prindërit dhe shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar siguri për fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës. Dy muaj pas ngjarjes, grupi Prinderit per arsim cilesor ku bëjnë pjesë prindër, qytetarë dhe aktivistë, u mblodhën sërish këtë të shtunë për të rikujtuar rastin e Martinit. Ata mbajtën homazhe duke ndezur qirinj përpara shkollës "Fan Noli" ku ndodhi vrasja, duke shprehur edhe njëherë solidaritet për ngjarjen. Të pranishëm ishin edhe familjarët e Martin Canit, së bashku me shokun e tij të ngushtë, Luis Meçe, i cili mbeti i plagosur gjatë incidentit...