Media Middle East Eye ka raportuar mbasditen e sotme lajmin ekskluziv që autoriteteve shqiptare po u kërkohet të arrestojnë kryerabinin e komunitetit izraelit në Shqipëri. Yoel Kaplan akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si pasojë e përfshirjes së tij si ushtar i Izraelit në sulmet gjenocidiale në Gaza. Sipas raportimeve, Organizata Ndërkombëtare për Drejtësi për Palestinën, e përbërë nga avokatë, akademikë dhe politikanë, ka dërguar kërkesën për arrest autoriteteve shqiptare duke theksuar detyrimet ligjore që ka Shqipëria. Në letrën formale dërguar autoriteteve shqiptare specifikohet që i dyshuari për krime lufte gjendet në Shqipëri, dhe kërkon: “Koalicioni kërkon që policia shqiptare të arrestojë dhe të mbajë në burg individin, në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, si dhe në përputhje me nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë. Shqipëria gjithashtu i është bashkuar Konventës kundër Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë aktivisht dhe të ndëshkojë aktet e gjenocidit në përputhje me këto detyrime ndërkombëtare të së drejtës.”
Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, - tha -“në qoftë se i dini harfet”...
Pa vota të numëruara, buxheti i vitit 2024 për Bashkinë Kamëz u miratua më datë 18 dhjetor nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Debatet, situata e tensionuar dhe paqartësia në ngritjen e kartonave e gjeti të papërgatitur sekretaren e Këshillit dhe nuk mundi dot të numëronte duart e ngritura në favor të buxhetit. …
Zërat që vijnë nga lumi Flim flasin për rezistencën e banorëve të Zall Gjoçaj prej pesë vitesh tashmë, por ato mbartin edhe gjuhën e rezistencës së vetë lumit, flasin për pyjet, për bletën, për troftën, për shpendët dhe për të gjitha ato gjallesa që nuk frymojnë më në atë zonë për shkak të shkatërrimit që vjen nga bashkëpunimi…
Në një lexim të ditëve të fundit u ndesha me një mbledhi fjalësh që synonte të përshkruante kohën që po jetojmë sot: kohë e individualizmit utilitarist, i cili është gjakftohtë dhe vetëshkatërrues. Antonime të njeriut të këtyre kohëve i gjeta mbrëmë në Pallatin e Kulturës Kamëz. Kur arrita aty për të ndjekur shfaqjen…
06.02.2019 | nyje.al Mësues Dedën e takojmë në mëngjes herët para se t’i fillojë mësimi. Ai jep prej shumë vitesh lëndën e letërsisë për gjimnazistët e shkollës “Elez Isuf Ndreu” në Bathore. Mes angazhimeve si mësues, si kryefamiljar, e me detyrimet e të drejtës zakonore e të traditës mbi shpinë, ia del të shkëputet për pak nga punët e tij të përditshme. Dedë Qokaj ka lindur në Curraj të Epërm, Nikaj-Mërtur, në Tropojë. Ardhja e tij në Kamëz, i përngjason …
Aurora Leka | 22.09.2018 | nyje.al Në rrugën që ndan mespërmes Bathoren, pasi kalon pemët e mëdha në hyrje që rrinë gjithë vitin të gjelbëruara, në krahun e djathtë, mu në derën e një shtëpie trekatëshe, në një skelet druri varen 10-15 çifteli, lahuta e sharki. Goditja e një çekiçi dëgjohet në ato çaste kur nuk kalojnë makina. Pastaj tinguj të sforcuar muzike. Nën hijen e hardhisë së rrushit, në një skutë të oborrit, Zef Rustemi gdhend çiftelinë e rradhës. …
Aurora Leka | 23.06.2018 | nyje.al Kristina ka lindur në Athinë. Kur ishte e vogël dhe jetonte akoma në qytetin ku kishte lindur, ajo luante gjithë kohës me biçikletë si shumë fëmijë të moshës së saj. I pëlqente vizatimi dhe baleti, madje për këtë të fundit kishte nisur edhe një kurs. Prindërit punonin në një servis makinash.Në vitin 2008 ata kthehen nga emigracioni me dëshirën për të ndërtuar diçka në vendin e tyre dhe vendosen përfundimisht në Kamëz. Ndërtojnë një …
Aurora Leka | 15.06.2018 | nyje.al Desara Gashi, 17 vjeç, është një nxënëse me rezultate shumë të mira në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ajo është vajza e madhe e një familje të vogël. Vëllai i saj është 13 vjeç. Nëna punon mësuese, ndërsa babai ka bërë aq shumë punë të ndryshme sa nuk ka mundur të mbajë vetëm një zanat në jetë. Familja e Desarës ka ardhur nga Kukësi për të jetuar në Kamëz. Desara dhe i vëllai kanë …
Aurora Leka | 17.02.2018 | nyje.al Në një qytet që nuk i ka bërë ende dy gisht vend artit, diku në një rrugicë jeton një familje piktorësh. Më e vogla, Raimonda, e sapo diplomuar në fizioterapi dhe piktore, rrëfen përditshmërinë e saj në mes të këtyre dy realiteteve. Korridori i ftohtë i shtëpisë së saj i përngjan një galerie arti në periferi. Në shkallët me beton të varfër vetmojnë ngjyra, telajo, piktura të kthyera me shpinë nga dyert. Pikturat e …
Aurora Leka | 24.12.2017 | nyje.al Ervis Biba, 20 vjeç me origjinë nga Dibra jeton prej 15 vitesh në Bathore. Që në moshën 16 vjeçare është angazhuar vullnetarisht me qëndrën “Ditë e Re” dhe sot është një nga aktivistët e saj më të mirë që merret më fëmijët e qytetit të Kamzës. https://www.youtube.com/watch?v=qf9PymxtTpI
Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al Marrë nga dokumentari “Badiou”, 2018 Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë, pa literaturë të përditësuar në bibliotekë, pa pagesë të orarëve të konsultimit me studentët apo të detyrimeve të tjera administrative që dalin. Pagesa kryhej katër muaj pasi ke mbaruar …
Antonela Pepkolaj | 24.08.2022 | nyje.al Përgjithësisht autonomia është një nga pasojat e suksesit (apo kështu mendohet) dhe, pasojë e autonomisë, është më shumë dinjitet dhe integritet njerëzor. Dokumentari “Factory to the workers”, nxjerr në pah, që në fakt edhe ekzistenca mund të përbëjë konflikt interesi, sidomos në një botë hierarkish në të cilën idealistët zgjedhin të ecin kundër rrymës. Kështu ndodh me fabrikën e pjesëve të makinave ITAS në Kroaci. Në përpjekje për të luftuar procesin e privatizimit, punëtorët …
Ronald Qema | 11.07.2022 | nyje.alTë udhëtosh nga Prishtina në Zagreb të duhen më së paku 10 orë rrugëtim me autobus përgjatë natës. Unë nisesha duke pasur destinacion një qytet tjetër. Në këtë udhëtim tranzit u gjenda ngjitur me Veronikën. Kush është Veronika dhe pse po shkruaj për të?I marim me radhë. Së pari, sepse i urrej kufijtë. Ndjej ankth e faj teksa rreshtohem bashkë me të tjerët përpara xhamit të kabinës së Policisë Doganore në pritje të një miratimi …
Nëse do të luanim sipas rregullave të historicizmit, do të duhej të argumentonim se, si gruaja, as burri nuk ekziston, që asnjë kategori e përgjithshme e burrit nuk zë vend në shumëllojshmërinë e pozicioneve subjektive mashkullore që çdo epokë ndërton. Kështu, një argument nominalist, si njëfarë tretësi teorik, aktualisht ia del të tresë kategoritë e burrit dhe gruas njësoj. Megjithatë, sipas Lacanit nuk mund të argumentojmë simetrikisht se burri nuk ekziston. Ne kemi, nëse duhet besuar ana e majtë e tabelës së seksuimit, asnjë problem në gjetjen e tij, në shpalljen e ekzistencës së tij…
Nga rrugëtimi i Asdrenit si autor, vërejmë një linjë e cila ndryshon dhe pëson luhatje në raport të drejtë me çështjen kombëtare. Kështu, me dy botimet e tij të para, përkatësisht më 1904 dhe në 1912, poezia e tij është me motive atdhetare dhe kushtruese, ende nën ndikimin e modelit romantik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1930, publikohet vëllimi Psallme Murgu, në të cilin na paraqitet një Asdren ndryshe nga dy vëllimet e para, me nota të pesimizmit dhe të ironisë, si pasojë e qëndrimit të tij ndaj regjimit të Zogut…
Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















