Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të monopolizohet e kapet nga një subjekt i vetëm. Kjo është arsye për t’u gëzuar. Ajo pjesë e jona që shqetësohet …
Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po ashtu duhet kujtuar se kjo aspiratë u rrëmbye dhe u instrumentalizua nga elitat politike, e sidomos nga regjimi komunist. Pas vitit 1990, gjëja e parë që ndodhi ishte rikthimi i …
Laboratori është ndërtuar mbi domosdoshmërinë e bashkëndarjes së rrëfimit të historisë sonë si njerëz, si banorë, si ndërtues dhe si krijues të një qyteti. Por është edhe hapësira ku si subjekte presim të ritregohemi, të rrëfehemi, e të kallëzohemi nga Tjetri. Historia jonë, a e banorëve të Kamzës, nuk mbetet më vetëm e jona, apo e tyrja. Ajo falet, besohet, dhurohet, …
“Sot ka festë Shqipëria!” – u shpreh buzëgaz Lumja pasi kaloi pragun e derës së Bashkisë Kamëz. Sot Bashkia ishte mbyllur, me dyer të hapura por mbyllur. Punonjësit ishin të gjithë nëpër zyra, por punë s’kishte. Sepse ishte festë, ashtu siç tha Lumja…
Ka shumë ngjarje me të cilat mund të nisej përshkrimi i ditës zgjedhore në QV 1598/01 në shkollë “Ahmet Zogu”, Bathore, e secila do e ngërthente lexuesin për të shkuar më tej. Që nga xhirimet e benzit të zi me këngën “Vetëm Përpara” në sfond, pas gërthitjeve “Fitore! Fitore! Fitore”…
Tashmë “tranzicioni” ka marrë fund, ose do të na shoqërojë gjithë jetën në forma të ndryshme. Na duhet një shteg a disa shtigje kuptimësore të rendit politik që po formësohet, ose formësuar tashmë. Kjo ese shtron disa reflektime për ‘shtetin teatër’ dhe marrëdhënien e tij me oligarkinë…
At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….
Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. “Trivet” vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth…
Intervista e mëposhtme përshkruan gjithë historinë moderne të Palestinës dhe të asaj të ndërlidhur me të nga fundi i shekullit të XIX deri në ditët e sotme. Temat prekin lindjen e sionizmit, qeverisjen britanike të kolonive dhe trashëgiminë e saj në lindjen e shtetit të Izraelit, mënyrën e tij të qeverisjes, implikimet e luftërave antikoloniale, dinamikat e brendshme të lëvizjes palestineze për çlirim dhe marrëdhënien e saj me lëvizje në vendet e tjera arabe, historinë e negociatave për përfundimin e konfliktit dhe përpjekjen e Izraelit vitin e fundit – të cilësuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si përpjekje që, sipas të gjitha gjasave, përbën gjenocid ndaj popullit palestinez – për çlirimin e pengjeve të marrë nga Hamasi pas sulmit të 7 Tetorit 2023 dhe për zhdukjen e këtyre të fundit…
Intervista e mëposhtme përshkruan gjithë historinë moderne të Palestinës dhe të asaj të ndërlidhur me të nga fundi i shekullit të XIX deri në ditët e sotme. Temat prekin lindjen e sionizmit, qeverisjen britanike të kolonive dhe trashëgiminë e saj në lindjen e shtetit të Izraelit, mënyrën e tij të qeverisjes, implikimet e luftërave antikoloniale, dinamikat e brendshme të lëvizjes palestineze për çlirim dhe marrëdhënien e saj me lëvizje në vendet e tjera arabe, historinë e negociatave për përfundimin e konfliktit dhe përpjekjen e Izraelit vitin e fundit – të cilësuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si përpjekje që, sipas të gjitha gjasave, përbën gjenocid ndaj popullit palestinez – për çlirimin e pengjeve të marrë nga Hamasi pas sulmit të 7 Tetorit 2023 dhe për zhdukjen e këtyre të fundit…
Një javë më parë gazetari dhe kritiku i artit, Vincent van Gerven Oei, është përballur me një seri sulmesh dhe kërcënimesh përmes mesazheve elektronike dhe po ashtu ka qenë pre e një sulmi fizik nga artisti Driant Zeneli. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e një pjesë të opinionit publik pasi ambasadori holandez, rrjeti Safejournalist, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, dhe disa organizata kulturore, dolën në mbështetje të kritikut të artit duke dënuar dhunën dhe kërcënimet ndaj tij si të papranueshme dhe si cenim i lirisë së fjalës dhe të medias…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















