Entenela Ndrevataj |06.07.2026 | nyje.al    Këto ditë janë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Sheshi është i mbushur plot e fytyrat janë të ndritura, si një refleksion i shpresës që mendonim se kishte humbur. Teksa marshojmë natën, në dritare na përshëndesin të moshuar e të rinj, dikush me fëmijë në dorë e dikush me flamur. Na drejtohen ngrohtë teksa valëvisin dorën nga ballkonet e tyre e ne na duket sikur ecjaket e natës na japin krahë. Dikush merr në telefon një …

Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al    Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të monopolizohet e kapet nga një subjekt i vetëm. Kjo është arsye për t’u gëzuar. Ajo pjesë e jona që shqetësohet …

“Si një element tradicional shqiptar me rrënjë të thella në kulturën e banuesve të zonës, qilimi është një element i cili shton vlera në hapësirat e shtëpive dhe sidomos përgjatë ecjes. Duke dashur të përcjellim këtë ndjesi në hapësirat publike të zonës, elementë dekorativë të qilimit ftojnë banorët që të përdorin shëtitoren.” Ky paragraf gjendej i shkruar në tabelën e njoftimit të punimeve për ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore…

Nëse jeni student/e i/e gazetarisë, letërsisë apo shkencave të tjera humane me interes në të shkruarit dhe raportimit ose nëse keni mbaruar studimet dhe kërkoni të profilizoheni në gazetari komunitare. Aplikoni në adresën tonë nyje.info@gmail.com, duke na dërguar materialet e mëposhtme brenda datës 20 janar 2024: Jetëshkrimin tuaj (max 3 faqe), letër motivimi (300-500 fjalë) dhe një produkt gazetaresk tuajin (në rastet kur aplikohet)

Në një bisedë me Sofinë, banore e Bathores, përgjatë zhvillimit të Laboratorit të Antropologjisë Urbane në vitin 2021 teksa e pyesim për shumësinë e luleve në oborrin e saj, ajo na përgjigjet se lulet ‘i kam për sy njeri, se nuk shihet muri i bardhë’. Sofia ishte zhvendosur në vitin 1994 në këtë lagje, në pasiguri të plotë shtetërore…

nyje.al | 19.01.2022 “5 majit”, rrezet e diellit sot i sollën edhe policë, zjarrfikës e punonjës të IMT. Banesat e fundit po zbrasin për ti hapur rrugë prishjes që pritet të fillojë në orën dhjetë të mëngjesit. Banorët që kanë rezistuar kundër këtij aksioni janë shoqëruar, fqinjët e tyre tregojnë për rreth 6 të arrestuar. Shtëpia e Lizës Para disa kohësh, familja e Liza Markut ka qenë dëshmitare e shembjes së shtëpisë ngjitur. Të 14 pjesëtarët e familjes së saj …

Antonela Pepkolaj | 17.11.2021 | nyje.al Pranvera dhe vjeshta  janë sezonet më praktike dhe të preferueshme nga punëtorët, sidomos nga punëtoret. Në orën pesë e dyzet të mëngjesit, kohë kur hëna ndërrohet shpejt e shpejt me diellin, nxitimthi lëvizin burra e gra, kush për të kapur mjetin e transportit për punë, e kush për të kapur punën. Gratë, duke ecur e biseduar me njëra-tjetrën, kanë hap më të qetë në pjesët e errëta dhe pa dritë të rrugës, se sa …

Armela Përleka | 27.06.2020 | nyje.al Të shumtë ishin klientët të cilëve iu shërbeja në kioskën e vogël ambulante ku punoja, por monotoninë e asaj dite të zakonshme pune nën zhurmën e Tiranës, do ta thyente Sara, një 10-vjeçare  zeshkane dhe plot jetë që endej zbathur atë ditë të nxehtë vere. Sara bënte disa ecajake të çuditshme  rreth kioskës. Diçka kërkonte. Kur iu afrova t’i flas, më përpinë  sytë e saj të mëdhenj e të zinj që vështirë t’i kisha …

Mariana Syla | 20.02.2020 | nyje.al Kufizimi, një fjalë që ekziston në atë pjesë të mendjes e mbushur me frikë, turp a paragjykim. Duhet kohë  ta mposhtësh dhe kur ia del, ndihesh  i lirë… Ky mendim më vjen kur takoj Dovletin, një djalë që nuk e harron dot kollaj. 33-vjeçari është lindur në  qytetin e Gramshit, vendi që e ka shenjuar jetën e tij. Shtatmesëm dhe energjik, ai e orienton lehtësisht trupin e tij në karrocën me rrota. Gazmor, i …

Diana Malaj | 02.06.2019 | nyje.al Kushdo që ka lexuar “Persepolis” –in e Marjane Satrapit mundet të kujtojë pa shumë vështirësi personazhin autobiografik Marzhi. Ajo orvatet të krijojë dhe të shpërfaqë pa teklif individualitetin e vet duke fshikulluar autoritetet e jetës familjare dhe publike, duke qenë njëherazi subjekt i indoktrinimit të tyre në kohë të ndryshme të jetës. Xhenisa i përngjan Marzhit. Historia e jetës së saj dhe e shumë bashkëmoshatareve të veta ka paralele me rebelimin e shpirtit dhe …

Ada

01.04.2019 | Diana Malaj | nyje.al  Ngjarja nuk zhvillohet në Petërburg, por në një qytet-burg që për urë ka mbikalimet prej hekuri dhe fekalesh. Rrëfimi i Adës nga Kamza nuk është rrëfim sentimental i një historie intime, ama pak nga “Net të bardha” do na shërbejë herë pas here si fill përshkues i një grushti momentesh jetësore të bëra shuk në mendjen e saj. Si ëndërrimtari vetmitar. Rrëfimi në librin “Net të bardha” ndahet në katër net dhe një mëngjes. …

Në mëngjesin e 24 korrikut të kësaj vere, u nisëm nga Kamza bashkë me Dhimitër Kolecin, aktivist për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zall Gjoçajt, në mbështetje të banorëve të Lufajt në Mirditë. Këta banorë kishin organizuar një protestë kundër tharjes së lumit të Urakës prej ndërtimit të hidrocentralit në zonë, administruar nga firma ‘Seka Hydropower’. Dhimitri teksa ngiste makinën, na tregoi gjatë sesi veç një ditë më parë ishte kthyer nga bjeshkët e Zall Gjoçajt, prej nga ku kishte tentuar të fikte zjarret bashkë me djalin, vëllain, Ademin e banorë të tjerë të mbledhur me urgjencë. Më tregon sesi stanet dhe mijëra bletë e bagëti të imta rrezikoheshin të digjeshin po të mos ndërhynin trupat e emergjencës bashkë me banorët e zonës, dhe ata të ardhur nga Kamza. Dhe sesi, mungesa e ujit në zonë, ia kishte hequr pritat natyrale zjarreve. I indinjuar prej çka kishte dëshmuar, dhe duke shfajësuar djemtë e ri ushtarë të papërvojë e pa mjetet e duhura, Dhimitri përsëriste ‘qeveria e bashkia flenë gjumë teksa parqet kombëtare digjen e shkrumbohen.’

Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, – tha -“në qoftë se i dini harfet”…

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun…

Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute…

Ne, përfaqësuesit më të vjetër të asaj që sot quhet “Shkolla e Frankfurtit”, së fundmi jemi akuzuar me zell për dorëheqje. Sipas kësaj akuze, ne zhvilluam elemente të një teorie kritike të shoqërisë, por nuk ishim të gatshëm të nxirrnim prej saj pasojat praktike. Nuk ofruam programe veprimi, as nuk mbështetëm veprimet e atyre që u ndjenë të frymëzuar nga teoria kritike. Nuk do të merrem me pyetjen nëse kjo mund të kërkohet nga mendimtarët teorikë, të cilët janë instrumente relativisht të ndjeshme dhe aspak të paprekshme nga tronditjet. Qëllimi që u bie atyre në një shoqëri të bazuar në ndarjen e punës mund të jetë i diskutueshëm; ata vetë mund të jenë të deformuar prej saj. Por, njëkohësisht, janë edhe të formuar nga ajo; natyrisht, nuk mund ta shfuqizojnë, thjesht me forcën e vullnetit, atë çka janë bërë. Nuk dua të mohoj elementin e dobësisë subjektive që i përket përqendrimit të ngushtë në teori. Megjithatë, mendoj se më e rëndësishme është ana objektive…

Në këtë kapitull propozoj të sjell për diskutim idenë e përdorimit të një objekti. Tema shoqe e marëdhënies me objektet më duket mua se ka marrë vëmendjen tonë të plotë. Ideja e përdorimit të një objekti nuk është, ama, shqyrtuar aq shumë dhe mund madje të mos jetë studiuar specifikisht. Ky punim mbi përdorimin e një objekti buron prej përvojës time klinike dhe është përvijim i drejtpërdrejtë i zhvillimit tim të posaçëm. Nuk mund të marr për të mirëqenë, sigurisht, që mënyra si janë zhvilluar idetë e mia është ndjekur edhe nga të tjerët, por do doja të vija në pah se ka patur një sekuencë dhe rendi që mund të gjendet në këtë sekuencë i përket evoluimit të punës sime…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.