header financat

Ndonëse është bashkia me sipërfaqen më të vogël në Shqipëri dhe njëra nga më të rejat e vendit (e krijuar si insitucion më pak se 30 vite më parë), Kamza renditet sot e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 1-ra për nga dendësia e saj, me më shumë se 96 000 qytetarë që banojnë në më pak se 40 km2, sipas të dhënave të Censusit 2023. Ndër ta, 2/3 janë individë në moshë aktive pune. Këto të dhëna dëshmojnë mbi rezervën e madhe të kapitalit njerëzor që kjo zonë urbane ka fatin të zotërojë...

Një grup aktivistësh për të drejtat e emigrantëve zhvilluan të shtunën një aksion homazh pranë kampit të emigrantëve në Gjadër, në nderim të Hamid Badoui, një i ri nga Maroku, i cili disa ditë më parë kreu vetëvrasje në një kamp në Torino të Italisë. Hamid kishte kaluar rreth pesë javë në Shqipëri, në kampin e Gjadrit, ku ishte transferuar si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e azilkërkuesve midis qeverive shqiptare dhe italiane...

 Diana Malaj | 26.11.2018 | nyje.al | Shkolla e mesme “Isa Boletini” ndodhet në zonën e Paskuqanit, njësi administrative e rëndësishme e Bashkisë Kamëz që prej vitit 2015 si pasojë e reformës territoriale. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 2014 dhe brenda saj mësojnë rreth 500 nxënës. Në katin e tretë të kësaj godine gjendet një sallë e madhe – dikur e pashfrytëzuar, ndërsa sot e kthyer mrekullisht në sallë teatri nga nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi. Zonja Elida …

Evi Veliu | 31.10.2018 | nyje.al Kamza është ndoshta qyteti me më shumë të rinj në Shqipëri. Shpesh kemi dëgjuar, shkruar e ndoshta, edhe jemi alarmuar, se të rinjtë e qytetit synojnë vazhdimisht të shkollohen, të punësohen a të jetojnë jashtë Shqipërisë. Dritaret e hapura për të shtegtuar i përcjellin këta të rinj duke i dërguar larg. Këto dritare janë njëkahëshe dhe shpesh na zbrazin nga potenciali i madh i të rinjve për të sjellë ndryshime në shoqëri. Ky artikull …

25.10.2018 | nyje.al Ditën e shtunë kryeministri i vendit zhvilloi një takim me të rinjtë e Kamzës në fundin e një rruge,- që atij i kujtoi kohën kur ishte kryetar bashkie i Tiranës. Nga takimi u anëtarësuan 327 të rinj në familjen e madhe politike të Partisë Socialiste. Anëtarësimet nisën fillimisht nga të rejat femra pasi kjo gjini sipas kryeministrit ka prioritet në shoqëri dhe është forca e partisë socialiste. Çuditërisht, anëtari i parë që mori kartën e anëtarësimit nga …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Frants Fanon, web

Përkthyer nga Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al  Në këtë vit të ri, nyje sjell një tekst klasik të letrave mbi çlirimin dhe emancipimin, Përvoja e Jetuar e Zezakut, pjesë e veprës së Frantz Fanon Lëkurë e Zezë, Maska të Bardha. Hyrje Biografike “Nuk na duhet me u lidh nëpër të shkuarën tonë, por me qenë dëshmitarë të saj” – Fanon Frantz Fanon është ndër emrat më të rëndësishëm të lëvizjeve kombëtare anti-koloniale të pas Luftës së Dytë Botërore. Ka …

Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al    Statujë përkujtimore në ishullin e skllevërve Gorée, Senegal, fotografi Nyje.al  Pa kaluar shumë kohë do të zhgënjehesha. I Bardhi, momentalisht i stepur, më shpjegoi se gjenetikisht përfaqësoja një fazë. “Aftësitë tuaja shquese janë shteruar prej nesh. Ne kemi pasur mistikë natyraliste ashtu siç ju nuk do t’i keni kurrë. Hidhja një sy më të përafërt historisë sonë dhe do të kuptosh se sa larg ka mbërritur kjo përzierje”. Në këtë moment, m’u duk …

Pavjo Gjini | 31.12.2019 | nyje.al        Imazh shkëputur nga dokumentari për Frantz Fanon “Concerning violence” Sartri, një antisemit dhe hebre, shkruan: “Ata [hebrenjtë] ia kanë lejuar vetes të helmohen nga stereotipi që të tjerët kanë për ta dhe jetojnë me drojën se veprimet e tyre do t’i korrespondojnë këtij stereotipi . . . Mund të themi se sjellja e tyre është pambarimisht e mbipërcaktuar nga përbrenda” (p.95). Hebraizmi i hebreut, megjithatë, mund të kalojë pa u vënë re. …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.