Armëpushim tani! Në Tiranë marshohet për ndalimin e pushtimit të Palestinës

nyje.al | 13.01.2024

Grupimi shqiptar për Palestinën është bashkim aktivistësh të çështjeve të ndryshme që janë organizuar që prej tetorit të shkuar, periudhë që shënon intensifikimin e akteve gjenocidiale mbi popullin palestinez.  Ditën e sotme ata organizuan një marshim me thirrjen globale për armëpushim të menjëhershëm. Armëpushimi, si qëndrimi politik që duhet të mbajë qeveria e Shqipërisë një herë e më parë, jo vetëm për Palestinën, por edhe për Libanin e Jemenin që kanë rënë pre e sulmeve të Izraelit dhe shtetet aleate të saj, ishte kërkesa e parë e shtruar në protestë. 

Që prej shtatë tetorit të vitit të kaluar, 23,843 palestinezë janë vrarë dhe 60,317 janë lënduar deri më sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze. Më shumë se 9,600 prej të vrarëve janë fëmijë. Ditën e sotme është protestuar nëpër shumë qytete të botës për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në Gaza, në mënyrë që populli palestinez të gjejë paqe.

Kërkesat e protesës

Edhe në Tiranë u bënë thirrje për arritjen e paqes sa më shpejt dhe të përhershme në Palestinë. Marshimi nisi në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” dhe u përmbyll në sheshin “Skënderbej”. Një ndalesë me thirrje: “S’është konflikt, s’është as luftë. Ky është genocid”, u krye përballë ambasadës së Izraelit. Duke përsëritur komunikatën e tyre, aktivistët shtruan edhe njëherë kërkesën e dytë: atë të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit për krimet e qarta të luftës dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.

Për këto shkelje, Izraeli është paditur edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nga Konventa për Parandalim dhe Ndëshkim të Krimeve të Gjenocidit në Rripin e Gazës. Gjykata njoftoi dje përfundimin e seancave dëgjimore mbi çështjen dhe tashmë pritet marrja e një vendimi. 

Në komunikatë iu kërkua delegacionit shqiptar që të qëndrojë krah Afrikës së Jugut, vendit nismëtar të çështjes ligjore, pasi vetëm kështu vendi ynë do të jetë në anën e së drejtës.  

Gjithashtu, në protestën e sotme u kërkua pezullimi i marrëdhënieve ushtarake të nënshkruara nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant. Ky vendim politik, sipas organizatorëve, duhet ndërmarrë deri kur Izraeli të heqë dorë nga pushtimi i Palestinës dhe shkelja e të drejtave themelore të popullit palestinez.

Marshimi u mbyll me thirrjen për shqiptarët që të reagojnë ndaj gjenocidit në Palestinë dhe një prej formave që parashtruan ishte të bojkotohen kompanitë izraelite dhe kompanitë e tjera që ndërlidhen me rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe politike të Izraelit, duke u bërë kështu bashkëfajtorë. 

Gjithashtu, në protestën e sotme u kërkua pezullimi i marrëdhënieve ushtarake të nënshkruara nga Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ministri i Mbrojtes së Izraelit Yoav Gallant. Ky vendim politik, sipas organizatorëve, duhet ndërmarrë deri kur Izraeli të heqë dorë nga pushtimi i Palestinës dhe shkelja e të drejtave themelore të popullit Palestinez.

Marshimi u mbyll me thirrjen për shqiptarët që të reagojnë ndaj gjenocidit në Palestinë, një prej formave: bojkotimi i kompanive izraelite dhe kompanive të tjera që ndërlidhen me rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe politike të Izarelit, duke u bërë kështu bashkëfajtorë. 

Për Palestinën, kudo dhe kurdo

Shtetas të huaj gjithashtu i janë bashkuar marshimit të sotëm në Tiranë. Të angazhuar në vendet e tyre në manifestimet për Palestinën, ata u shprehen së ndjehen shumë mirë që ka reagim dhe në Shqipëri dhe kjo ngjarje i frymëzonpër t’u solidarizuar edhe në vazhdim. Muhammed Danish ishte një prej pjesëmarrësve të huaj në marshim. Me origjinë nga India por që jeton dhe studion në Londër, ai u shpreh se e vlerëson shumë empatinë e shqiptarëve, e protestuesëve që edhe nuk i përkasin religjionit islam si ai. 

“Nuk mendoja që do gjenim diçka të tillë këtu. Jam i lumtur që shqiptarët e kuptojnë betejën e palestinezëve për liri. Ashtu si çdo të shtunë në Londër, edhe këtu manifestohet.
Andej është më e vështirë, qeveria nuk është në mbështetje, përpiqen të na pengojnë organizimet përmes transportit për shembull, por në ecim për të dalë në sheshe, nuk na ndalin dot. Do të bëjmë ç’të mundemi derisa Palestina të jetë e lirë.”

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje