Screenshot

Aktivisti Baki Goxhaj lajmëroi dje në rrjetet e tij sociale që i është bashkuar lëvizjes ndërkombëtare Global Sumud Flotilla. I revoltuar nga aktet gjenocidiale në Gaza dhe pozicionit bashkëpunues të qeverisë shqiptare, Bakiu thotë që ka vendosur të marrë një hap më tej në angazhimin e tij të deritanishëm: ‘…duke ju bashkuar Global Sumud Flotilla, që gjendet aktualisht në Kretë. Një mision humanitar dhe paqësor për të thyer rrethimin e paligjshëm të Gazës, për të çuar ndihma dhe për të qenë solidar me popullin e vuajtur të Gazës dhe gjithë Palestinës. Ndihem krenar që përfaqësoj vendin tim në këtë mision ndërkombëtar dhe shumë të rëndësishëm për ndërgjegjen e botës’.

E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030…

Kamza në këto ditë festash,më përcjell një shumësi ndjesish porsi të gjendesha përballë një tabloje të shumëngjyrshme por po aq edhe të përhimtë. Po të mjaftohesh vetëm me të hedhurit një sy në qendrën e qytetit, do shohësh një miniskenë që rrethohet nga dritat dhe në të, ndonjë fëmijë tek-tuk i cili duket mjaftueshëm i lumtur me atë që sheh. Ato drita festive dhe ajo pemë me një yll sipër saj, i cili për dreq edhe pas shpenzimit afërmendsh absurd prap nuk ndriçon, i plotësojnë kushtet për një sy të jashtëm për ta pyetur veten se sa gëzon ky qytet…

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara pas hulumtimeve në terren, ngrenë shqetësimin për mos realizim të detyrimit ligjor për infrastrukturë të mundshme për t’u përdorur nga të gjithë në qytetin e Kamzës. Fondacioni “Së bashku” përmes një raporti të hartuar së fundmi merr në shqyrtim infrastrukturën kryesore të qytetit dhe analizon mbi gjetjet në terren që flasin për një kufizim evident madhor në lëvizshmërinë e p.a.k….

Ida

Antonela Pepkolaj | 05.12.2022| nyje.al  Kusht për mbijetesë mund të jetë përshtatja; diferencimi nga të tjerët; njohja e Tjetrit si mënyra me të cilën shquajmë veten; apo vrasja e Babait për të afirmuar veten. Në rastet në të cilat Tjetri tashmë të ka diferencuar nga vetja dhe nuk dëshiron të asocionohet me ty, kjo lë pak ose aspak hapësirë për t’u përshtatur, apo për mbijetesë. Mbijetesa bëhet një çështje e brendshme, që i përket unitetit, i cili ekziston falë një …

Ronald Qema | 01.11.2022 | nyje.al “Nuk ishte e qara e famshme e lumturisë. Ishte ajo e qara që të permbyt kur ndihesh dobësisht fatkeq. Kur dikush ndihet fuqimisht fatkeq, atëherë vërtet ia vlen të qajë, i shoqëruar nga të dridhurat, nga përpëlitjet dhe, veçanërisht, nga publiku. Mirëpo, kur, përveçse fatkeq, ndihesh edhe i dobët, kur nuk ka vend per rebelimin, sakrificën apo heroizmin, atëherë duhet qarë pa zë, pasi askush s’mund të ndihmojë dhe je i vetëdijshëm se kjo …

Gjyshja File

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Pjesa e dytë Gjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në mendjen e saj, nëse e nderon jetën tënde, natyra të nderon ty. Kështu e gjykonin fshatarët vendimin e saj për të braktisur fëmijët e vet, si diçka që …

Gjyshja File

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985 Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në vlera sipërore: nuk ishte thjesht e bukur por më e bukura, më punëtorja, më e drejta dhe, si për ironi, njeriu i cili është munduar më shumë. I gjithë …

Antonela Pepkolaj | 26.09.2022 | nyje.al  Himeni dhe heshtja për gratë, në pjesën më të madhe të rasteve, jane bileta për një jetë të mbushur me abuzime të të gjitha formave. Dhe, ndërsa ndonjëherë me vullnet të lirë, ndonjëherë për hesap të familjes, vajzat e reja zgjedhin t’ia falin rininë dhe kohën e tyre, një stili të caktuar jetese, më shumë sesa një personi, kjo përbën e thënë me një fjali,  një histori klasike dashurie në qytetin tonë. Klotilda ishte …

foto-valbona

Antonela Pepkolaj | 06.08.2022 | nyje.al “Me jetue né Provinc, Me ec, e me ec, deri né rraskapitje, Me hy mespérmes turmés, Né metropol. Aromén e parfumit me trazue me rrugén e zhurmshme, Me trotuaret ambulant. Me ec, pa u ndal. Me ba’ si e lumtur, Me ndérrue té folurén, Gegnisht e Tosknisht vramull me i ba’… E népér turmé me hy’. Me u ba’, njé me realen. Me u pajtue me hapésiren. Me té voglén.. me bardh e zi.. …

Në mëngjesin e 24 korrikut të kësaj vere, u nisëm nga Kamza bashkë me Dhimitër Kolecin, aktivist për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zall Gjoçajt, në mbështetje të banorëve të Lufajt në Mirditë. Këta banorë kishin organizuar një protestë kundër tharjes së lumit të Urakës prej ndërtimit të hidrocentralit në zonë, administruar nga firma ‘Seka Hydropower’. Dhimitri teksa ngiste makinën, na tregoi gjatë sesi veç një ditë më parë ishte kthyer nga bjeshkët e Zall Gjoçajt, prej nga ku kishte tentuar të fikte zjarret bashkë me djalin, vëllain, Ademin e banorë të tjerë të mbledhur me urgjencë. Më tregon sesi stanet dhe mijëra bletë e bagëti të imta rrezikoheshin të digjeshin po të mos ndërhynin trupat e emergjencës bashkë me banorët e zonës, dhe ata të ardhur nga Kamza. Dhe sesi, mungesa e ujit në zonë, ia kishte hequr pritat natyrale zjarreve. I indinjuar prej çka kishte dëshmuar, dhe duke shfajësuar djemtë e ri ushtarë të papërvojë e pa mjetet e duhura, Dhimitri përsëriste ‘qeveria e bashkia flenë gjumë teksa parqet kombëtare digjen e shkrumbohen.’

Fatmirësisht pati mjaftueshëm dëshmitarë në ekspozenë private, gati njëzet vjet më parë në Shkup, të një kërkuesi thesaresh, të famshmit aga Abdullah. Në strofkën e tij mes gjethesh në mal, natën, mu nën megakryqin elektrik të qytetit. Në luftë me volumin shurdhues të refreneve të Genta Ismajlit, përmes të cilit ndoshta neutralizonte përgjimin ambjental, shpaloste defterët e vet – gjysëm harta rudimentare sekrete, gjysëm storyboard-e të ashpra të përfytyrimeve, peripecive të veta nëpër luginat maqedonase – për të rrëfyer mënyrën si orientonte shenjat në terren. Që të orientohej pastaj prej tyre në kërkime thesaresh, fshehur herë nga “jevrejtë”, herë nga “ermenijtë”. Kështu, dy kocka gjetur në gërmime bri një pete guri të rrumbullakët bënin gjithsej shifrën shtatë në hartën e agës Abdullah: shtatë hapa më pranë “mallit”, si e quante ai thesarin përherë në ikje; shtatë hapa, meqë dy kockat paralele janë II në numërimin romak, plus rrethin O prej guri që është 5, – tha -“në qoftë se i dini harfet”…

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun…

Marrëdhënia midis identifikimit imagjinar dhe simbolik – midis egos ideale (Idealich) dhe idealit të egos (Ich-Ideal) – është, duke përdorur dallimin e bërë nga Jacques-Alain Miller (në Seminarin e tij të pabotuar), ajo mes identifikimit të “themeluar” dhe identifikimit “themelues”: për ta thënë thjesht, identifikimi imagjinar është identifikimi me imazhin në të cilin dukemi të pëlqyeshëm për veten, me imazhin që përfaqëson “atë që do të donim të ishim”, ndërsa identifikimi simbolik është identifikimi me vetë vendin nga ku po na vrojtojnë, nga ku ne shikojmë veten që të dukemi të pëlqyeshëm për veten, të denjë për dashuri. Ideja jonë mbizotëruese dhe spontane e identifikimit është ajo e imitimit të modeleve, idealeve, krijuesve të imazhit: zakonisht vihet re (nga perspektiva “e pjekur” përçmuese) se si të rinjtë identifikohen me heronjtë popullorë, këngëtarët pop, yjet e filmit, sportistët… Kjo ide spontane është dy herë gabim. Së pari, veçoria, tipari mbi bazën e të cilit ne identifikohemi me dikë, zakonisht është i fshehur – nuk është medoemos një tipar magjepsës a tërheqës.

Nëse mbajmë qëndrimin se point de capiton është një “pikë nyje”, një lloj nyjëtimi kuptimesh, kjo nuk nënkupton se ajo është thjesht fjala më “e pasur”, fjala ku është kondensuar e gjithë pasuria e kuptimit të fushës që ajo “kopsit”: point de capiton është më tepër ajo fjalë e cila, si një fjalë, në nivelin e shenjuesit vetë, unifikon një fushë të dhënë, themelon identitetin e saj: është, si të thuash, fjala të cilës vetë “gjërat” i referohen për të njohur veten e tyre në unitetin e tyre. Le të marrim rastin e reklamës së famshme për Marlboron: fotografia e kaubojsit të bronztë, lëndinat e gjera të kullotave dhe kështu me radhë – të gjitha këto “konotojnë”, sigurisht, i japin një ngjyrim, imazh të caktuar Amerikës (toka e njerëzve të fortë dhe të ndershëm, e horizonteve të pafundme…); por efekti i “kopsitjes” ndodh vetëm kur zë vend një përmbysje e caktuar; gjë që nuk ndodh derisa “amerikanët realë” nisin të identifikohen (në vetëpërjetimin e tyre ideologjik) me imazhin e krijuar nga reklama e Marlboros – kur Amerika vetë të përjetohet si “vendi Marlboro”.

The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.