Një lagje me tuba, ujë i ndotur ose pa ujë

Ronald Qema | nyje.al

Ndonëse Bashkia Kamëz në prill të këtij viti mbush çerek shekulli në ekzistencën e saj instiutucionale, ende sot kemi rreth 58% të bashkisë pa sistem ujësjellësi dhe kanalizimesh. Këtë të dhënë e dha Kryetari i Bashkisë në mbledhjen e fundit të vitit 2020 të Këshillit Bashkiak në të cilin u miratua edhe paketa fiskale. Nëse bëjmë një vëzhgim në faqen zyrtare të Bashkisë në rrjetet sociale,  ripostime nga ajo e kryetarit të bashkisë, postimet me të shumta krahas rindërtimit janë ato mbi ndërhyrjet në ujësjellës.  

Janë njoftuar investime të shumta që pasi postohen në rrjet, zvarriten e zvarriten duke lënë banorët në pritje.  

Tubat janë shtruar ka më shumë se një muaj, por ujë ska
Në lagjen 5 të Bathores punimet për rehabilitim e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve kanë nisur që në muajin tetor, edhe ndonëse është paralajmëruar që investimi do përmbyllet brenda dyzetë ditësh, banorët ende nuk marrin ujë nga tubat e shtruar. Banorët tregojnë:

“Uji i pijshëm ska ardhur ende, ka më shumë se dy muaj që i kanë hapur kanalet dhe ende si kemi bërë lidhjet me shtëpitë.”


Disa banorë të tjerë, 4 shtëpi të së njëjtës lagje ende nuk e kanë siguruar as tubin familjar që iu përcillet deri në oborr të shtëpisë. Ata shprehen se janë interesuar në zyrën administrative dhe janë lajmëruar që do sigurohet lidhja nga dita në ditë. Situata mbetet e njëjtë edhe në pjesë të qytetit, në lagjet e Bathores, në foto tregohen tubacione që ende nuk janë funksionale në rrugën Vora. 

                                               

Uji i turbullt, nuk kemi ku e çojmë
një zonë tjetër Bathores, atë ish-godinave blegtorale lagjen tjetër, banorët shprehen se uji ka javë vjen i turbulluar dhe nuk e kanë përdorur dot për asnjë funksion.

“Për ujin të marrin masa, se me të gjithë këtë situatë e me këto sëmundje, ky ujë i ndihmon më shumë me na shkatërru krejtësisht.” 

Ata shprehen se kanë dëgjuar që uji që vinte më para, tani shkon në Tiranë dhe vjen uji që u shkon familjeve të kësaj zone është ai i Çerkezës. 

Bidonat në duar se erdhi makina 
Kur flasim për ujë të ndotur, kemi parasysh ujin që nuk përdoret për larje dhe për pastrim se ndonëse quhet ujë i pijshëm, shumica e banorëve të Kamzës nuk e pijnë ujin që iu sjell rubineti në shtëpi. Për të pirë funksionon një sistem tjetër furnizimi, ai i makinave-depozita që sjellin ujë nga Selita, Zall-Herri a diku gjetkë. Zakonisht çdo dy javë këto makina kalojnë nëpër lagjet e qytetit duke siguruar ujë të pijshëm për ta.  

Mungesa e ujit të pijshëm në rubinet dhe furnizimi me orar nga makinat shpesh sjell edhe stres tek banorët. Në një rast të tillë ishim prezentë. Një nga zonjat e lagjes, e inatosur na tha:  

“Më kanë hipur nervat se edhe furgoni që sjell ujin e pijshëm nuk po vjen, mbeta gjithë ditën në rrugë të madhe.”

*Ky shkrim mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje