Flimi në tuba, HEC-i lë Zall Gjoçaj pa ujë

Ronald Qema | 19.07.2021 | nyje.al

Prej më shumë se 3 javësh lugina dhe kanioni i lumit Flim është tharë krejtësisht, HEC-i i ndërtuar mbi të ka lënë shtratin e tij pa pikë uji. Uji i ka lëshuar vendin mbeturinave që kompania e ndërtimit ka lënë pas në Parkun Kombëtar, në një nga zonat më të pastra në Shqipëri.
Një grup studiuesish dhe gazetarësh udhëtuan në fundjavë për në Zall-Gjoçaj, dhe sapo firma mori vesh për  praninë e tyre hapi disa nga portat e HEC-it.
Ndërtimi i digës mbi Flim ka përfunduar dhe lumi është futur në tubat e tunelit prej rreth 25 kilometrash duke devijuar rrjedhën e tij përfundimisht. Për të pirë, vaditur dhe të gjitha nevojat në fshat janë shtrirë vetëm disa tuba me diametër 5 cm ndërkohë që tubat e HEC-it kanë diametër 2 metra.
Të dielën janë rimbyllur portat e HEC-it, duke e kthyer në thatësirën e javëve të fundit shtratin e lumit dhe banorët pa plotësuar nevojat për ujë.

 

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje