nyje.al | 08.11.2021
Aktivistë të kauzës Mbro Zall-Gjoçaj shpalosën sot një banderolë përpara Apelit Administrativ, një mesazh për Gjykatën që shqyrton të mërkurën vendimin për anulimin e liçensës së prodhimit të energjisë në Park Kombëtar. Në seancën e 10 nëntorit trupa gjykuese rimerr në dorë liçensimin e “Seka Hydropower” sh.p.k nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë) për të prodhuar energji me HECp-et “Sekë” dhe “Zais”, e cila është anuluar në shkallën e parë të Administratives. Avokatura e Shtetit e ka ankimuar këtë vendim në Apel, ndërkohë pala paditëse, banorë të Zall-Gjoçaj, dhe aktivistë e shohin si të drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi, rrjedhimisht të marrë formë të prerë.
Numri i leximeve: 1,314