Ronald Qema |16.04.2021 | nyje.al
Asfalti elektoral është nocion tejet i njohur për një popull si i yni, si shërbimi më i çmuar që të shtron udhën drejt kutisë së votimit. “Socialistë e demokratë”, “e djathta dhe e majta” shtresën e ziftit shtatë ose tetë centimëshe e kanë pas dhe e kanë pikë kyçe të programit sa herë kishin pushtetin në dorë. Një shokut tim sa herë sheh shtresa të tilla zifti, i kujtohen shtresat e holla të flisë me sanxhank. Nga ana tjetër kam kuptuar se gjëja është më e thellë. Asfalti elektoral i shtron rrugën shërbimeve të tjera elektorale, si përshembull Kanalit Elektoral. Që në fillim të këtij viti, kudo sheh ende rrugë të çaraveshura, me asfaltin elektoral të çarë përmes për të ndërtuar ujësjellësin elektoral.
Rruga Apollonia, Bathore
Rruga Kaçaniku, Bathore | Rruga Teuta, Kamëz |
Rruga Apollonia, Bathore | Rruga Jani Vreto, Bathore |
Asfalt – Çakull – Asfalt
Ky kombinim është i zakonshëm në rrugicat e Kamzës pasi është shtruar rrjeti i ujësjellësit dhe bashkia nuk parashikon të riparojë ndërhyrjet në të. çarjet e kryera në asfalt për të hapur kanalet mbulohen me çakull dhe lihen në mëshirë të fatit ose të zgjedhjeve të rastit.
“Përherë i kryejnë punimet pa plan. Qe, hedhin çakull dhe e lënë ashtu, sa të bjerë pak shi ai zë vend dhe bie e bëhen gropa.”
Këto rrugë kanë shqetësuar dhe shoferët e mjeteve të transportit që shprehen se kanë pasur dhe dëme nga këto ndërhyrje në rrugët e qytetit dhe se shpresojnë që të marrë fund sa më shpejtë kjo periudhë e kantierit kolektiv.
Autobuzi shkon kudo…
Me ndërhyrjen në rrugët ‘Besëlidhja’ apo ‘Rruga e Arbrit’, autobuzi i linjës lindore e Kamzes është detyruar të ndërrojë shpesh trajektoren e tij duke lënë qytetarët duke pritur për minuta të tëra ose duke ndryshuar vend-stacionet. Qytetarët janë detyruar për të zbritur shpesh herë me qindra metra larg stacionit të tyre për shkak se ishte ndaluar lëvizja e automjeteve pa lajmëruar. Kam qenë vetë prezent në një rast, ku shoferin e autobuzit e udhëzonte një banor i lagjes sesi të gjentë një rrugë të dytë pasiqë rruga sapo ishte bllokuar pa asnjë lajmërim. Me të tilla vështirësi po ndeshen vazhdimisht banorë dhe rrugëtarë që duan të kalojnë mes Kamzës, në të cilën prej më shumë se një muaji ka filluar zgjerimi i rrugës.
Diferenca je ti, asfalti i ri
Drejtuesit e automjeteve përveç dëmtimeve që marrin për shkak të gropave dhe kanaleve përgjatë ecurisë së punimeve ngrejnë dhe një tjetër shqetësim.
“Ky asfalti që shtrojnë copa – copa me kalimin e kohës do bjerë, se dheu i kanaleve do fillojë të shembet dhe distanca kohore e shtrimit e ndryshme do bëjë që të çahet e prap të dëmtojmë makinat në këto rrugë, që një Zot e di kur do të bëhen noj herë të hajrit.”
Kjo vërehet edhe në rrugët e mëposhtme:
Kryqëzimi mes rrugëve Kelmend dhe Apollonia | Rruga Teuta, Kamëz |
Rruga Besëlidhja, Bathore | Rruga Besëlidhja, Bathore |
Kanale po, por ujë akoma jo
Gjithë këto muaj punime nëpër qytet, pothuaj në shumicën prej ndërhyrjeve të kryera ende nuk është siguruar ujë në banesat e qytetarëve. Si rëndom tashmë kudo nëpër qytet sheh tubat e lidhur për murin rrethues në pritje të ditës fatlume të ardhjes së ujit.
Rruga Kelmend, Bathore | Rruga Jani Vreto, Bathore |
*Ky shkrim mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.