nyje.al | 08.01.2021
Banorët e Zall-Gjoçaj e kanë rishprehur kundërshtinë e tyre mbi ndërtimin e HEC-eve në lumin Flim, me djegien e një prej makinerive të kompanisë. Diga tashmë është pothuajse e përfunduar duke e devijuar rrjedhën e lumit. Si shkak i punimeve ka humbur cilësia e ujit dhe është shkatërruar mjedisi. Pak metra prej digës kompania ka gardhuar dhe zonën duke pretenduar gjithashtu se nuk lejohet kalimi dhe filmimi i ecurisë së punimeve. Ndërkohë AKZM nëpërmjet një studimi propozon që zona ku po ndërtohet, pjesë e Parkut Lurë-Mali i Dejës të jetë jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.