Andrra- Prezantim libri “Palinë”

08.10.2017 | nyje.al 
Andrra ishte e pranishme në Qendrën Rinore ATA me prezantimin e librit të saj “Palinë”, një publikim që përmban 5 këngë të përkthyera në anglisht si dhe foto/video të fotografit Jetmir Idrizi. Gjatë takimit u dha mundësia për t’u njohur më nga afër me krijimtarinë artistike të ANDRRA-s dhe me filmin dokumentar “Kangë e Defa” realizuar në bashkëpunim me Vincent Moon.
“Cili është tingulli i peisazhit të Kosovës? Si mundet një tokë e shënjuar prej luftës ta shprehë harmoninë e saj nëpërmjet gruas, nëpërmjet këngevë të vjetra? Filmi dokumentar “Kangë e defa” është një eksplorim i këngëve rapsodike të shtetit më të ri në Ballkan. Një udhëtim poetik, një kolazh historish, karakteresh dhe muzike. Dhe më shumë se çdo gjë tjetër, kremtim i gruas kosovare.”

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje