Aksion pastrimi në liqenin e Shkodrës nga vullnetarët, thirrje Bashkisë për shndërrimin e tij në politikë mjedisore

25.04.2022 | nyje.al

Vullnetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë për pastrimin e Liqenit të Shkodrës sot, në prag të sezonit veror. Vullnetarët për Atdhe të Pastër, të pritur nga grupimi “Natyralistët”, bashkë me vullnetarët e tjerë mbushën rreth 300 thasë me plehra përgjatë bregut të Liqenit në Shirokë.

“Qëllimi jonë është të pastrojmë liqenin pasi fillon edhe sezoni turistik, edhe duke qënë se një pjesë e mirë e jona merremi me turizmin, ne duam që Liqeni i Shkodrës të jetë sa më i pastër për sezonin 2022.”

Alben Kola – Vullnetarët për Atdhe të Pastër

Edhe pse një pjesë e madhe e ndotjes përcillet nga uji liqeni mbetet ende shumë i ndotur sipas ekspertëve, duke ditur statusin natyror që ka.

“Në vetvete është një zonë shumë e ndotur duke pasur parasysh që Liqeni i Shkodrës është një Zonë e Mbrojtur, është shumë e rëndësishme për biodiversitetin, është shumë e rëndësishme gjithashtu edhe për zhvillimin e turizmit. Liqeni i Shkodrës është një ekosistem ndër më të jashtëzakonshmit natyror që kemi.” 

Abdulla Diku – Ekspert Mjedisi

Vullnetarët i kërkuan Bashkisë Shkodër, si çdo bashkie tjetër, që pastrimin e qytetit ta kenë prioritet. Aksionin e shohin si një thirrje për këto institucione.

“Ajo që duam të përcjellim ështëqë mos te ngelemi veç te fjalët ashtu siç ndodh rëndom me shumicën e pushteteve lokale anë e kënd Shqipërisë por kjo të ngelet si një gur themel, si një shtysë që me të vërtetë muaji maj të shndërrohet në muajin e pastrimit të liqenit edhe të gjithë Shkodrës, pasi Shkodra luan një rol të madh në turizmin në Shqipëri dhe është nyja kryesore për të gjithë veriun e për Alpet.” 

Alben Kola – Vullnetarët për Atdhe të Pastër 

Për të dytën herë, këtyre aksioneve iu bashkuan edhe studentë nga Tirana, që presin për sensibilizim edhe të moshatarëve tjerë.

” Vijmë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, jemi Klubi i Studentëve Ambientalistë, është e dyta herë që i bashkohemi këtij grupimi, për arsyen e parë – edukimin  e brezave të rinj në lidhje me ruajtjen e mjedisit. Nisma e parë qe në Divjakë, në Karavasta, kjo ishte për sa i përket Shkodrës dhe Shirokës. Shpresojmë që nismat të jenë gjithmonë e më të mëdha e të kenë përfshirje më të madhe të rinisë.”

Aida Gjinali – Pedagoge

Ndajeni këtë shkrim

  • Post comments:0 komente

Lini një Përgjigje