Krenar Zejno


“Erotikrisht në kohën e shkruar”- Krenar Zejno te grupi Ata.
Krenar Zejno flet për librin e tij me poezi “Erotikrisht në kohën e shkuar” dhe krijimtarinë e tij poetike.
Krenar Zejno është poet, shkrimtar, kurator dhe publikues: ai është themeluesi dhe drejtuesi i Zenit që përfshin galerinë e artit dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër. Është autor i veprave:
Promenade
Epika e dehur
Album me ninanana
Shkronjë
Legjenda M
sikur Qenia
këmba e të panjohurës
autostop për në Re minor
hyllirikum
amorDheu
lavd i librit
erotikrisht në kohën e shkruar
Pwr nw jug tw gjwrave
kjo hartw virgjine
shpalosur dheut
gati të çelë çdo botë
“Amourir” – shkëputur nga libri me poezi “Erotikrisht në kohën e shkruar”
Si l’amour existe encore
do pëlcas ta kumboj si shqip
onomatopenë dëshirë dashurie
Dhe të ta kthej me kuisje lemze
Dhuratën e globit plastik, ambalazhuar
me kujdes si për prikë bese bushtrash hyjnore
C’est la vie! Se la vijë të purpurt tek jeta ime, je t’aime!
Globin tënd trokas e tingullin ma kthen si kokë idioti
Edhe fjala, si bota, plastike është, mon ami bohem!
Dashuria në s’do t’ishte boçe me fjalë boshe
e një poçe lotore plot e përplot me falje
ç’dreqin, pra, do të na ishte?

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje