Protestë për rikthimin e aboneve, protestuesit: Të rikthehen me gjysmë çmimi dhe të rritet cilësia

Ronald Qema | 26.06.2021 | nyje.al
Ditën e djeshme, banorë dhe aktivistë protestuan para Bashkisë Tiranë për heqjen e aboneve të përgjithshme nga qarkullimi.
Tre kërkesat e shprehura nga protestuesit ishin:
1. Rikthimi i aboneve
2. Rritja e cilësisë së shërbimit në transportin publik
3. Abonetë të jenë me gjysëm çmimi për kategoritë sociale si: Punëtorët me paga minimale; Të pastrehët; Shitësit ambulantë; Pensionistët dhe Të papunët.


Protesta u organizua nga Organizata Poltitike si akt i rradhës pas dorëzimit të peticionit me kërkesat e mësipërme, peticion i nënshkuar nga më shumë se 11 mijë banorë të Tiranës.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje