T’zaft utopia

Fejton | 07.07.2018 | nyje.al

Kemi mbledhje sot. A e di? Ça bëjmë te kafja hala ne. Çu, çu, çohna se ora ka shku 1 fiks. A e sheh?
– Edhe masi mdole or Shefqet te kto mbledhjet se unë skam qef fort me e diskutu aty, a i kupton krejt Projekt-Vendimet ti?
– Po mor. Normal.
– Sa mirë se unë veç atë të ndihmës ekonomike e marr vesh.
– Sa kohë ka qe je antar këshilli?
– S’kam shumë une jo. Kam nja 8 vjet.
-Ehee je i ri or Hakik. Ke kohë me i msu. Si të dish me ngrejt atë kartonin e kuq boll asht.
– Pse po thu të kuq or Shefqet e jo jeshil?
– Sepse asht ma e rëndësishme me kundërshtu me ato se me qen dakort. Ska lidhje çështja.
Duke u shtyrë trup me trup se kush do paguaje porosinë, bashkë me mbarimin e hapësirës se barit-ring më në fund fitoi ai që kishte më shumë muskuj. Fati i mirë qëlloi që përveçse muskujve kishte dhe më shumë para.
U nisen të dy për te bashkia. Tek mbledhja. Gjejnë nga një vend dhe ulen. Salla ishte gati plot…me 41 karrike. Disa njerëz, antar këshilli në këtë rast, mungonin.
Në sallë hyn sekretari dhe përshëndet të pranishmit. Gjatë kohës që po ecte për tu dalë përballë të pranishmeve i zë këmba tek një karrike e humbet ekuilibrin. Harron të kërkoj ndjesë duke u marrë me ringritjen e tij.
– Kadal or sekretar. A pse jemi në opozitë ne e keni vota ma shumë ju!!!
-Nuk të pashë. S’kisha qef me të ra, – tha ai dhe kapi një stilolaps në dorë duke bërë disa shënime tek një letër që mbante përpara.
-Hapim seancën për sot.
Projekt-Vendimi i parë. Projekt-Vendim për propozimin e ndihmës ekonomike muaji Qershor 2018.
12 vota kundra. 3 abstenim. 7 pro. Miratohet.
-Projekt-Vendimi për mbeshtetje financiare të Z. Pjerin Kundrina.
Dëgjohet një zë nga fundi i sallës: “Kush asht qiki?” Ku i çon lektt?!
-Kërkon të botoje një libër filozofik për Kamzën e kërkon sponsor.
-Ne për kshu hapim nje bibliotekë o kryetar. E ka propozu njani javën e shkuar.
-Kamza ka probleme më të mëdha se këto të dyja që thoni ju, – ndërhyri njëri që mbante në dorë akoma kartonin e kuq lart. Ke lagjen Çerkezë që s’ka ujë dhe s’ka kosha plehrash. Le të bëjmë një sistem riciklimi si në Belgjikë. Kesh javen e funit te djali. U knaqshe. Kam met pa men.
-Ke met pa men e vjen e flet ktu n’mesin tonë or Hakik aa… Shko bre me nej vend tjetër.
-Le të behemi pak më konstruktiv në debat. Jo njëri kalit e tjetri patkoit. Ajo që po përpiqet të thotë Shefqeti është diçka merituese pse jo dhe nevojshme për banorët por dyshoj që është Utopike.
-Ça është kjo Utopike mor? – tha njëri që qëndronte në krah të Hakikut. Tre ngelën të ngrirë e disa tjerë nxorrën me ngut telefonat e tyre nga lockscreen-i kur dalluan që në ekran kishte disa “content hidden”.
-Utopike është nje ide e parealizueshme në realitet. E ka përdor Tomas Mori n’fillim se e di unë, – tha njëri.
-Ai është, – u përgjigj sekretari jo për ta konfirmuar parafolësin më shumë sesa qetësuar të tjerët.
-A je te na e kallxu or Shefqet kuptimin e qesaj se s’dal jashta pa e marr vesh.
-Or Hakik utopia asht si me thàn me mell hurma në Norvegji?
-Norvegjia asht ven i zhvillum. Pse s’po i mjell or Shefqet. Se kuptoj kta.
-Ndryshe àsht si me fut terkurëz n’gjilpanë.
-Jo, jo, për qeshtu ja japim ma mirë lektt Pjerinit .Ta botoje librin me filozofi. Hallall e past.

Na ndiqni në:
Follow by Email
Facebook
YouTube
Instagram

Lini një Përgjigje