Peticioni për “Statusin e Minatorit”, minatorë dhe aktivistë mbledhin firma në Kamëz

Ronald Qema | 14.12.2020 | nyje.al

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës u ndal sot në qytetin e Kamzës për mbledhjen e firmave të peticionit për Statusin e Minatorit. Minatorë dhe aktivistë takuan banorët e Kamzës dhe kërkuan solidarizim me minatorët kudo në Shqipëri, duke mledhuar qindra firma. Peticioni i drejtohet Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe Ministrive të linjës, dhe kërkon plotësimin e kërkesave që minatorët kanë.
Deri më sot janë mbledhur më shumë se 5 mijë firma në të gjithë vendin dhe mbledhja e tyre do të vazhdojë edhe për këtë javë. Sindikata do të rikthehet përsëri për peticionin në Kamëz. Ndërkohe qytetarët e të gjithë vendit mund ta firmos këtë peticion edhe online në faqen në rrjet të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ndajeni këtë shkrim

Lini një Përgjigje