“Zëra nga lumi”, dokumentari mbi rezistencën 3 vjeçare të mbrojtjes së Zall-Gjoçajt

Ronald Qema |30.05.2021| nyje.al

“Para portës së ligjit, ndërmjet institucioneve, anës lumit e në kurrizet e maleve, kudo ku duhet lëvizur një gur, është lëvizur. Kilometra të bërë, orë të gjata rruge për në kryeqytet, mes mrekullive natyrore të vëna në rrezik dhe institucioneve shqiptare të pashqetësuara, në mes të pandemisë dhe kufizimeve të të drejtës për të protestuar, mes dëbimit dhe qëndresës, banorët vazhdojnë përballjen me pushtuesit e tyre. Video-dokumentari “Zëra nga Lumi” na dëshmon qëndresën e pazakontë të banorëve të Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj prej tre vitesh, realizuar me shumë përkushtim nga regjisori Lorin Terezi.” – Mbro Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj
Më 27 maj, në orën 19:00 u mbajt aktiviteti i rradhës nga aktivistët e banorët e Zall-Gjoçaj, shfaqja e dokumentarit “Zëra nga lumi” tek qendra e Grupit Ata. Nën perëndiminin e diellit, banorë e aktivistë të Kamzës e nga qytete të tjera, dëshmuan për rreth 70 minuta betejën e gjatë me protesta, aksione e procese gjyqësore të mbrojtësëve të Parkut Kombëtar nga ndërtimi i HEC-eve.

 

Në përfundim të dokumentarit, banorët e fshatrave shprehën falenderimet e tyre kundrejt të gjithë atyre që u kanë qëndruar në krah dhe se gjithashtu do e ndjekin këtë kauzë deri në pikën e fundit. Ekspertë mjedisi, banorë dhe gazetarë, duke e parë edhe veten në retrospektivë, e vlerësuan qëndrueshmërinë e banorëve dhe e konsiderojnë frymëzim në luftën e madhe të mbrojtjes së natyrës.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje